Dasma mbretërore britanike/ Ja kush po e merr të gjithë vëmendjen

Dasma mbretërore e së shtunës midis princit Harry dhe aktores amerikane Meghan Markle mund të kushtojë afërsisht  mbi 1.4 milion dollarë.

Siguria e procesit ceremonial nga ana e Forcave të Armatosura Britanike do të ngrejë faturën në mënyrë të konsiderueshme.

Pra, kush paguan për të gjithë këtë? Është një çështje e ndjeshme në Mbretërinë e Bashkuar sepse taksapaguesit në fund të fundit do ta ndjejnë shumë koston, veçanërisht për sigurimin e martesës.

Kostot e sigurimit

Policia e Thames Valley është përgjegjëse për sigurimin e cermonisë në Windsor, që do të llogarisë edhe koston për oficerët në detyrë.

Siguria në martesën e fundit mbretërore në vitin 2011 midis Princit William dhe Kate Middleton kushtoi afro 8,7 milionë dollarë.

Përfshirë në kosto ishte 4.9 milion $  për të mbuluar pagesën jashtë orarit për policinë.

Një zëdhënës i policisë nuk pranoi të komentonte mbi shpenzimet e ardhshme për martesën e Harry dhe Meghan. Fatmirësisht për taksapaguesit, shpenzimet e sigurisë për këtë martesë mbretërore pritet të jenë më të ulëta se e fundit, sepse ajo po mbahet jashtë Londrës, gjë që mund të thotë turma më të vogla dhe logjistikë më pak të komplikuar.

Tatimpaguesit nuk duhet të financojnë një martesë private, pavarësisht se kush po martohet. Një martesë mbretërore është një ngjarje private dhe personale e veshur si një rast kombëtar, pret që tatimpaguesi të paguajë një pjesë të madhe të shpenzimeve.

 Republika, një grup me qendër në Londër që bën fushatë kundër monarkisë britanike

Grupi ka nisur një peticion që i kërkon qeverisë të mos shpenzojë para për martesën e Harry dhe Meghan. Peticioni kishte mbi 32,000 nënshkrime përpara ngjarjes së madhe.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar refuzoi të komentojë mbi shpenzimet që lidhen me martesën mbretërore, duke thënë se nuk do të japin asnjë informacion përpara eventit.

Familja mbretërore do të paguajë për aspektet kryesore të dasmës, të tilla si shërbimi i kishës, muzika shoqëruese, lule, dekorata dhe pritja.

Kensington Palace në një deklaratë

Mbretëresha Elizabeth ka organizuar një pritje për sot pasdite ndwrsa Princi Charles ka në pritje në mbrëmje.

Familja do t'i mbajë shpenzimet duke pritur ceremoninë dhe pritjet në dhe rreth Windsor Castle. Vendet janë pjesë e rezidencave të shumta mbretërore të monarkisë, që do të thotë se nuk do të ketë asnjë tarifë qiraje.

Përsa i përket shpenzimeve të fustanit mendohet që do të investohen nga vetë Meghan.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deutschland: 18/05/2018 17:29

    Po kuj po i behet vonë se po martohet ky, te gjithe janë njeres dhe jetojne në nje Planet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë