Debat në ‘Repolitix’ mbi Vettingun/ Shella: Thanza tërhoqi në greminë Gjykatën e Lartë, fjeti mbi dosje

Debat në ‘Repolitix’ mbi Vettingun/ Shella: Thanza tërhoqi në greminë Gjykatën e Lartë, fjeti mbi dosje

Emisioni 'Repolitix' ne Report Tv

Mbyllja e Gjykatës Kushtetuese dhe prag kolapsi në Gjykatën e Lartë ishte tema e debatit në emisionin ‘Repolitix’ në drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Referuar rastit të shkarkimit të gjyqtarit, Admir Thanza, drejtori i INFOCIP, Gerti Shella u shpreh se ai ka fjetur mbi dosjet në Gjykatën e Lartë, përpos problemeve që i nxori Vettingu.

Admir Thanza ka fjetur mbi dosjet e gjykatës së Lartë, në vitin 2018 ka një frekuencë 2.8 cështje në muaj. Në 2017 ai ka gjykuar 37 cështje. Ndërkohë që në Gjykatën e Lartë presin 26 mijë dosje për t’u shqyrtuar.

Gerti Shella

Ai shtoi se Admir Thanza po tërheq në greminë të gjithë Gjykatën e Lartë.

Thanza tërhoqi në greminë të gjithë gjykatën e Lartë. Nga ky mund ta pësoja edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Thanza në perceptimin publik na doli një burgaxhi në majë të piramidës gjyqësore.

Gerti Shella

Gazetari Basir Çollaku nuk është optimist për pastrimin e sistemit të drejtësisë, pasi sipas tij të gjithë i ka emëruar politika, e cila nuk do të drejtësi.

Klasa politike nuk do që të ngrihet SPAK-u, pasi hapin derën për pandëshkueshmëri. Ata që bënë reformën Lu, Vlauritn, Knut Fleckenstein ikën dhe lanë këtë katrahurë këtu, bënë eksperiment global. Nuk ndahet politika nga këto se ata i kanë emëruar, këta o ikin bashkë o rrinë bashkë.

Basir Çollaku

Gazetari Armand Bajrami thotë se situata në sistemin gjyqësor është kaotike nga boshatisja, që po bëhet, ndërkohë që mijëra dosje presin për shqyrtim.

Situata është më kaotike se asnjëherë tjetër. Gjykata e Lartë ka mbetur me 6 anëtarë nëse largohen edhe 2 bëhet inekzistente. Përsa i përket gjyqtarit Thanza, është skandal se si një gjyqtar i dënuar ushtronte detyrën, madje guxoi të vinte në sallë, por jo të kërkonte ndjesë publike.

 Armand Bajrami

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale