Debat te 'Ligjet'/Alibeaj: Ç'a bëhet me Agron Xhafajn sot? Manja: Dil e fol te selia e PD, këtu ka rregullore!

Mbledhja e komisionit parlamentar të Ligjeve nisi me debate edhe këtë të hënë. Opozita insiston për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke e kthyer çdo diskutim në komisionet e Kuvendit në rend dite këtë çështje.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se "shqiptarët duan të dinë se çfarë bëhet me Agron Xhafajn dhe pse nuk ikën Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm". 

Në mbledhjen e sotme të komisionit të Ligjeve, e ftuar ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për raportin vjetor të dikasterit që ajo drejton. Opozita kërkoi diskutim me ministren për Xhafajn, por kërkesa e tyre u hodh poshtë nga kreu i Ligjeve, Ulsi Manja. 

Pas debatit, deputetët socialistë dhe ministrja e Drejtësise, u larguan nga komisioni, duke lënë aty vetëm deputetët demokratë.

Debati te komisioni i Ligjeve:

Enkelejd Alibeaj: Pse ka ardhur ministrja kur nuk flet për Tahirin e Xhafajn? Për çfarë do flasë ministrja e Drejtesise? Për koleksionin pranverë-verë të 'miu-miusë'.

Ulsi Manja: Nuk kam ardhur të humbas kohë me ty. 

Enkelejd Alibeaj: Kush je ti që nuk humbet kohë... bujrum.. ik mbathja...

Ulsi Manja: Nuk jam nga ata burra që ia mbath... E kam shumë të lehtë unë. Ore mbyll mbledhjen unë, ik bëj konferencë shtypi t'i pastaj, nuk ikim nga ju ne.

Enkelejd Alibeaj: Kjo historia e kapjes së drejtësisë, ka sjellë sot frytet e hidhura për gjithë shqiptarët, ku e ke Tahirin, ku e ke Xhafajn?

Ulsi Manja: Ty të ka marrë malli të dalësh në TV, por jemi për punë këtu.

Përparim Spahiu: Ulsi, ti ke hallin e ndeshjes...

Ulsi Manja: Do flisni, por tek selia e PD. Këtu ka rregullore. 

Enkelejld Alibeaj: Nuk ka shans të më mbyllësh fjalën.

Ulsi Manja: Ore ti lexon rregulloren e Saliut, ç’të të them unë. Deri kur të vijë ndeshja do të flasësh në orën 2, aty e keni hallin ju, për ju Shqipëria është kampionat botëror.

Enkelejd Alibeaj: Nëse ti i ke nxjerre tapine edhe komisionit, por nuk je ti pronari, te vjen hidhur ty, puna jote. Ca behet me Agron Xhafajn sot, kete duan te dine shqiptaret.
 
Enkelejd Alibeaj: Nuk je ti pronari këtu! Keni nisur pelegrinazh...po e lini administratën pa punë...

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 18/06/2018 16:49

    Si nuk ka shtet dhe te denoje keta kriminele .Ali beu eshte kriminel eshte nipi i isa Toskes Kryetar balli ne zonen e reskovecit dhe tere myzeqese .Pty fare e keqe .o fyfyre e urryer e kombit qe nuk late gje pa shkateruar vetem te vini ne pushtet .pushtet ju skini me keto qe beni .Prisni si dhelpra mos i bien ko*et dashit .Po e dheshmoni haptazi qe pD eshte kunder interesave te popullit dhe te kombit .

    Përgjigju
  • Remi: 18/06/2018 12:34

    Ore na lodhen kta te PD. O vllai ka rend dite per diskutime po ju jeni mesuar si ne selin tuaj pa dyer e pa dritare.

    Përgjigju
  • Termeti: 18/06/2018 12:34

    Si nuk i pash te jepnin nje argument kta te PD i kane kthyer komisionet ne barcaleta. E kuptoni qe na lodhet.

    Përgjigju
  • Milena: 18/06/2018 12:33

    Me kte muhabet vazhdojn akoma kta deri sa ti dali refreni i rradhes. Lan nam.

    Përgjigju
  • Flori: 18/06/2018 12:20

    Ore na lodhi ky zhurmuesi. O vllai ka rend dite per gjerat po ku jeni mesuar ju me rend dhe me pune ju jeni mesuar pall arriu si tek selia juaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS