Debate në Komision, Alibeaj: Jeni bashkëpunëtor në vrasje! Manja: S’bëhesh dot trim (Ndërhyn Balliu)

Me debate ka nisur edhe seanca e sotme në Komisionin e Ligjeve. Deputetët demokratë, njësoj si në çdo seancë përgjatë 3 muajve të fundit edhe sot, nuk kanë lejuar përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë të flasin. Ka spikatur deputeti demokrat, Klevis Balliu, që s’ka lejuar përfaqësuesen e ministrisë të flasë për dhunën në familje.

I pari që mori fjalën në Komision ishte demokrati Enkelejd Alibeaj, që ka akuzuar kryetarin e Komisionit, Ulsi Manja se bashkë me qeverinë janë bashkëpunëtorë në vrasje.

Socialisti Ulsi Manja iu ka kthyer përgjigje deputetëve demokratë duke iu thënë se për vrasje akuzohen demokratët.

Debatet në Komision:

Manja: Po thyeni kodin e etikës

Alibeaj: Nuk më tregon mua etikën ti. Nuk mund të më bëj moral hajduti.

Manja: Jeni bashkëfajtor në vrasje.

Alibeaj: Nuk ma thua dot mua ti.

Manja: Më tregon ti mua moral, ju që keni vrarë njerëz.

Bylykbashi: Ju po shembni Teatrin.

Manja: Ti nuk e di se ku bie godina e Teatrit Kombëtar. Ju që jeni vrasës, ju nuk mund të më bëni moral mua.

Ulsi: Mos bërtit, nuk dukesh me trim se bërtet

Balliu: O Uliks, ti fle me dritën ndez, mos më trego mua se e di unë ca je ti.

Alibeaj: Mos u bëni vegla të krimit të Ramës. Jeni bashkëpunëtor në vrasje, e vini flisni për moral. Jeni duke vjedhur, bandë hajdutësh.

Manja: Kush është pro kush është kundër, rrëzohet kërkesa e opozitës në Komision. Vazhdojmë me rendin e ditës.

Balliu: Më jep fjalën për procedurë

Balliu: Rri urtë, se gjysma juaj aty nuk merr dot vizë.

Mu do më tregosh ti? Vetë e ke ndërru emrin?

Manja: Shko aty ku ke Komisionin, konfirmo pjesëmarrjen. Zonja Adriana Jaku.

Balliu: Më jep fjalën për procedurë.

Manja: Zonja Etleva Sheshi, shefe sektori.

Balliu: Ku i shpikët këto rregulla? S’keni turp, s’keni cipë... je i pafytyrë

Manja: Nuk bëhesh më trim se bërtet.

Ballu: Më jep fjalën. Po pate hall me opozitën, ankohu aty ke portali, 3 minuta e ka. Kryetari juaj, ekspert i dhunës

(Flet përfaqësuesja e ministrisë, ndërhyn Balliu)

Manja: Se kuptoj pse bëni zhurmë. Zoti Fino, kur të vijë pika e tretë për Teatrin flisni. Shko në studio, shko...!

Balliu: Shkon e vritet Gardisti në mes të vendit, ju na tregoni 3 minutat.

Seanca është ndërprerë pas tensioneve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
“Ju bëfsha nënën, e ju bëfsha robt”, debati tek Ligjet, Alibeaj thirrje socialistëve: Mbroni nderin tuaj

Me rinisjen e seancës, demokrati Alibeaj ka thënë se Kryeministri Edi Rama ofendon qytetarët. Alibeaj iu ka bërë thirrje deputetëve socialistë të mbrojnë nderin e tyre.

Debati  i plotë:

Alibeaj: A merrni ndonjë dorë eurosh apo jo, u lënë ndonjë koncesion apo jo, a merrni ndonjë para droge a jo. Ky është ai njeriu që thotë ju bëfsha nënën dhe ju bëfsha robt, turp e faqe e zezë, mbroni nderin tuaj personi dhe mos u bëni pjesë e atij bastardi

Manja: Interpretim i denjë për teatrin e ri, interpretim politik i shkëlqyer, aktor më të mirë nuk ka për të patur teatri.

Ndërhyn Vokshi

Manja: Albana ia keni marrë dorën me ashtu regjistrimet, turpin secili ta mbajë për veten

Vokshi: Po ta mbajë ai i pari, ai ta mbajë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 02/07/2018 14:47

    Krrici Fagriut dhe Alibeja dy atoporlante te prishura te opozites . Manja ja ka marr diren dhe i ben zbor . Turp kur nuk respektoni kuvendin .

    Përgjigju
  • Fahri Balliu dopjo spiun: 02/07/2018 14:04

    Hej ta lumsha djali o babait trim i Ballinjve..kot nuk kane pu uar keto ko*!!! E mia qe te ka nxjerre babka te mencmin e budallenjve

    Përgjigju
  • Festim Hyka: 02/07/2018 13:17

    Sa gjynah per ket vend te mrekullushem ne dor te kujt esht zoti e rujt Shqiperine nga kto kriminela nga e majta ne te djatht....

    Përgjigju
  • Iliri: 02/07/2018 12:27

    I shkoje jeta duke bo procedure ktij idioti.amon mer zot kur u bo edhe ky deputet

    Përgjigju
  • Emigranti: 02/07/2018 11:54

    Ju doni bombardua te gjith P,D PS .LSI MENYRA SE SI FLISNI NUK PERFAQSON POPULLIN POR NJE GRUP INJORANTESH PA DY KLAS SHKOLLE

    Përgjigju
  • Hahaaaaa@aaaaaaaaaqa: 02/07/2018 11:45

    Gjithe koqeballinjte dhe karalibellinjte...ne sulm frontal.

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/07/2018 11:41

    PD është e njejt me partin e Milloshqviqit në kohen kur luftonin për ta rrëzuar kushtetuten në parlamentin e Kosovës gjat viteve te 90-a

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet