Debate për menunë e re,  ja ç'do
hanë fëmijët tanë shëndetshëm

Debate për menunë e re,  ja ç'do<br />hanë fëmijët tanë shëndetshëm<br>
Ndryshon menuja e ushqimeve për kopshtet dhe çerdhet në Tiranë, ku pritet që pas Tiranës kjo menu të shpërndahet edhe në qytetet e tjera të vendit.
Menuja është përgatitur sipas rekomardimeve të organizates botërore të shëndetësisë.
Ndryshimi i menusë së ushqimit në tre vaktet e ditës është ideuar nga dietologia e Blerina Bombaj, në kuadër të “luftës” kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe kundër obezitetit, një fenomen që vitet e fundit është kthyer në një nga problemet më shqetësuese në shoqërinë shqiptarë, sidomos për grupmoshat e fëmijëve.

Në fillim ka pasur një qasje jo të mirë të fëmijëvë, pasi jo të gjithë e kanë pëlqyer ndryshimin e ushqimit, por me durim duhet të insistojmë për të mirën dhe dobinë e tyre.
Po bëhet një përpjekje për të evituar sheqernat e tepërt të cilat ishin të tejpërdorura më parë.
Por një nisëm e tillë nuk është parë mirë nga opozita, ka reaguar këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës Kreshnik Çollaku, duke e cilësuar si një tjetër skandal në çerdhet dhe kopshtet Shqiptare.
Kjo nismë nuk është parë në anën e mirë dhe pozitive të saj, por është shfrytëuar për t’ju kundërvënë pozitës me shkak dhe pa shkak.
Sigurisht që një ndryshim i menjëhershëm ushqimi dhe shije nuk pritet mirë nga fëmijët, të cilët janë mësuar të kënë parapëlqime më tepër për embëlsirat dhe ushqimet me kalori te larta, që sigurisht që janë të dëmshme për shëndëtin. Por me pak këmbëngulje, durim dhe argumenta, fëmijët do të mësphen me shijet e reja, të cilat janë të mira për shëndëtin.
Marmalata dhe reçelrat zëvendësohen me trahana dhe qumësht, dhe sipas menusë së re shohim që ushqimet me shumë kalori janë zëvendësuar me ushqimet jeshile.

                                                             E hënë   
Mëngjesi                                 Dreka e parë                                                Dreka e dytë
Syltjash                                   Sallatë me perime                                           pastice me makarona/spinaq    


                                                             E martë
Mëngjesi                                Dreka e parë                                               Dreka e dytë
Qumësht/bukë/                     Sallatë me perime të ziera                           Fasule ose thjerrëza
vezë/gjizë                                   


                                                           E mërkurë
Mëngjesi                                Dreka e parë                                               Dreka e dytë
Trahana                                 Pure lulelakre/karrote                                   Supë pule


                                                          E enjte
Mëngjesi                                            Dreka e parë                                   Dreka e dytë
Kos me vaj ulliri                                 Pispili me miell misri e perime         Supë me thjerrëza
dhe fruta stine
 
                                                           E premte
Mëngjesi                                             Dreka e parë                                    Dreka e dytë
 Qumësht me fruta                         Sallatë me perime të ziera                    Perime me mish
dhe tërshërë                                                    
 

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

 Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet