Debati dhe përplasja në Bruksel, reagon Pollo: Eurodeputetët kërkojnë sqarime

Debati dhe përplasja në Bruksel, reagon Pollo: Eurodeputetët kërkojnë sqarime

Genc Pollo

Deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar pas përplasjeve me shumicën në Bruksel, pasi kërkuan përjashtimin e Taulant Ballës me arsyetimin se është përshirë në disa ngjarje në Shqipëri.

Sot në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit shpjeguam gojarisht e dorëzuam memorandume sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitietin e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e (bashkë) kryeson Taulant Balla. Mendoj se edhe shumë deputetë normalë të mazhorancës dhe i gjithë opinioni publik bie dakord për sa më lart.

Bien dakord edhe shumë eurodeputetë të informuar, pavarësisht se ata ruajne aparencat dhe thonë me të drejtë se kjo çështje duhej zgjidhur në Tiranë. Por Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë një zgjidhje të thjeshtë që u propozuam para një jave. Të emëronin një socialist normal (ka ende të tillë) në krye të delegacionit parlamentar. Pse nuk e bënë e dinë ata.

Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuroria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë. Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve.

Eurodeputetë kërkojnë sqarime nga ekzekutivi i tyre për raste bego, beço, rrajo etj. Interesante të ndjekim zhvillimet. Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zenë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë. Por të mos presim nga Parlamenti Europian të na zgjidhi problemet një më një. Balla është problemi i rradhës i Rilindistave Aty ku lindi atu duhet zgjidhur: në Shqipëri! Momorandimet do të bëhen publike nga BE në ditët në vijim​

Genc Pollo

Opozita e bojkotoi takimin sot në Bruksel, pasi kërkoi largimin e Ballës, ndërsa ky i fundit e cilëson ngjarjen si teatër. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës