Debati/ Nishani në 2017: Kushtetuta s’i jep të drejtë Presidentit të mos dekretojë ministrin

Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi gjeneralin Sandër Lleshaj si ministër të Brendshëm , vendim që, sipas deklaratës së dhënë të ish-presidentit Bujar Nishani në 19 mars të 2017, përbën shkelje të Kushtetutës.

Nishani u shpreh një vit më parë për rastin e Fatmir Xhafaj se, ndonëse nuk dëshironte që ta dekretonte si ministër të Brendshëm, ai nuk mund ta shmangte dot diçka të tillë pasi nuk e lejonte Kushtetuta. Sipas ish-presidentit, i vetmi kusht që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë për Presidentin është verifikimi i kritereve të kandidatit.

Në këto rrethana, kandidatura e Ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht që përcakton Kushtetuta per Presidentin është të shohë plotësimin e kritereve për të qenë deputet.

Në rast se Kushtetuta do ia njihte të drejtën për të refuzuar, unë do e refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm, por në kushtet kur Kushtetuta nuk ia jep këtë të drejtë, besoj dhe shpresoj që ai institucion të cilit ia njeh Kushtetuta këtë të drejtë, që është Parlamenti ai që do gjykojë dhe vlerësojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore e politike në janë zgjedhjet e ardhshme politike.

Bujar Nishani, ish-president

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipetari: 05/11/2018 16:02

    zoti Bujar Nishani kur mbarove mandatin tend dhe ja dorzove Like Floririt a e mesove me eksperjencen tende qe te mos beje Gabime duke Respektuar Kushtetuten Popullore se do ta Hash Zoti Bujar e lexova shkrimin tend per gabimin e President Baftiarit qe ka bere gabin qe nuk e dekretoi Minister te Brendeshem Zotin Sander Lleshin Nje pyetje kam Jaro ? kur Presidenti shkel Kushtetuten cfare mase duhet te mare populli per kete njeri Duhet te qendroje me ne ate karike ? A mund te me japesh nje pergjigje zoti Bujar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës