Debati për kufijtë në Ballkan/ Thaçi shkon në SHBA për të takuar Donald Trump

Debati për kufijtë në Ballkan/ Thaçi shkon në SHBA për të takuar Donald Trump

Hashim Thaçi dhe Donald Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në fillim të javës së ardhshme. Referuar ngjarjeve të fundit në rajon, Thaçi dhe Trump do të flasin për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu Presidenti Thaçi dhe Donald Trump pritet që të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 18/09/2018 08:42

    Nu k ka me paku ptimesi politike e njerezore,se sa "kritikuesit politik" opozitar e pozitar te Thacit,Aq shkojne ne pakutimesi, sa t hone. se Thaci nuk ka ligjtimitet ta perfaqesoje Kosoven,Po kush tjeter ka ate legjitimitet se sa Presidenti i zgjedhur me shumicen e votes se Parlamentit,ashtu sic eshte me Kushtetute,Askush deri tash me shume vota besimi se Thaci nuk ka pasur.Madje ka disa banal politikane, qe thone:Thaci eshte me i demshem se cdo kush per Kosoven.Kush thanit e kush patkoit,(kali dathen)keta nu k jane as opozitare, as kritikues real e demokrat te sinqert.Keta jane vetem kundershtar naiv e primitiv dhe asgje nuk duan dhe asfj nuk kerkojne,vetem te vijne vete ne pushtet,perndryshe secili tjter eshte armik,eshte tradhtar,eshte i paafte,eshte i demshem.Por, Populli dhuron besim,ai Sovrani vendos kush duhet te urdheheq me shtetit dhe ti sherbeje popullit,Sovrani ka vendos,Rama ne Shqierine e shqiptarevet.Thaci ne Kosoven e lire e demokratike, qe udheheqi luften,clirimin e vendit dhe solli lirine e populli,shpalli pavaresine e shtetit dhe tash eshte President i zgjedhur i shtetit,Ka ecur rruges se pastre kombetare e njerezore dhe paster drejton Institucionin e te parit te shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit