Debati për Teatrin, Balla-Ndrenikës: PD s'kishte sot lajm për 'Babalen', ju përdorën 'mish për top'

Taulant Balla

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të aktorit të njohur Robert Ndrenika sot në Komisionin e Medias dhe Edukimit.

Balla thotë se të besosh që Vokshi apo Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert Deniro dhe Albana është Julia Roberts.

I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,

Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert De Niro dhe Albana është Julia Roberts.

Taulant Balla

Aktori i njohur Robert Ndrenika u shpreh se mungesa e shumicës në komision tregoi se këtu duhet të fillojë 'lufta’. Ndrenika theksoi se aktorët janë përbuzur dhe braktisur, ndërsa projektin e ri e cilësoi si vjedhje.

d.ba./l.q.
Komento

Komente

  • Zylyfi: 14/06/2018 01:43

    Kerkohet nje humorist te imitoje INJORANCEN e pa kufijshme te Balles nga artistet Dhe amanet KOKEN e balles

    Përgjigju
  • RoZa: 14/06/2018 00:54

    Me bukur nuk mund te thuhet. Te lumte Balla. Te kete PS edhe nja dy te tjere si ty dhe nuk bejne me ham ham Salistet.

    Përgjigju