Debati për Teatrin Kombëtar/ Veliaj sot dëgjesë me artistët

Debati për Teatrin Kombëtar/ Veliaj sot dëgjesë me artistët

Erion Veliaj

TIRANE-Erion Veliaj do të zhvillojë ditën e sotme një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri. I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, Veliaj deklaroi se paraditen e sotme në orën 11 ai do të bashkëbisedojë me artistët për këtë propozim që pritet t’i japë qytetarëve të Tiranës një teatër dinjitoz.

Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 10: 30 do të kemi një konsultim publik Në Tiranë.

Erion Veliaj

Ai sqaroi edhe pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje, teksa theksoi se bashkia do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit.

Arsyeja pse bashkia është e përfshirë është sepse bashkia është një nga pronarët e tokës në tokën mbrapa teatrit. Do të thotë që bashkia me ose pa teatrin është në tagrin e vet ta zhvillojë. Unë jam ndoshta i vetmi kryetar bashkie  i një kryeqyteti në rajonin tonë i cili mbas godinës së vet ka një ferrishte. Përpara kemi sheshin, një nga më të bukurit i cili po animohet, po ka jetë, po ka aktivitete, po ka koncerte. Tani e kemi bërë të gjithin të transformuar për kampionatin botëror të futbollit.

Fusha sportive, hapësira për të kaluar kohën, madje edhe foto e famshme e Skënderbeut është rikthyer tani që është mbaruar edhe lulishtja mbrapa Skënderbeut. Ndërkohë që pas bashkisë ne kemi një ferrishte të madhe. Mbrapa teatrit gjithashtu magazinat e dekorit të Tiranës, një parking, ish-godina e vjetër e PD kështu që bashkia gjithsesi do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit

Erion Veliaj

Një pjesë e artistëve të Teatrit Kombëtar e kundërshtojnë vendimin për shembjen dhe ndërtimin mbi rrënojat e tij të një godine të re. Ata kanë paralajmëruar se nëse deri të premten nuk do të ketë asnjë reagim do të uzurpojnë godinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum