Debati për Teatrin përplas Kullurin me Bashën: Po keqpërdoret kontributi i kujtdo që sot ishte në protestë

Debati për Teatrin përplas Kullurin me Bashën: Po keqpërdoret kontributi i kujtdo që sot ishte në protestë

Lulzim Basha dhe Edvin Kulluri

Partia Demokratike është e përçarë sa i takon debatit për Teatrin Kombëtar. Linja zyrtare e demokratëve është pozicionuar kundër shembjes së godinës së vjetër, ndonëse selia blu nuk ka pasur një aktivizëm të qartë politik, përveç lëvizjeve të Lulzim Bashës i cili në jo pak raste ka pritur apo është shoqëruar me aktorë dhe artistë duke i koordinuar ata, apo edhe opozitarizmi i shprehur në komisionin parlamentar të Medias. 

Por në tërësinë e qëndrimit të tyre, demokratët janë të mendimit se pas projektit të Teatrit fshihen interesa klienteliste. Por kjo nuk ka mjaftuar që t'i bashkojë qëndrimet e demokratëve në unison. Kryetari demokrat Lulzim Basha shkruajti këtë pasdite në Facebook se PD mbështet protestat e artistëve, në një kohë kur paralelisht zhvillohej protesta e aktorëve te Teatri Kombëtar.

"Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime".

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kjo deklaratë e Bashës nuk është pritur mirë nga një prej demokratëve të pranishëm në protestë. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar duke iu përgjigjur Bashës se atë në protestë nuk e dërgoi PD-ja, por iu përgjigj një apeli publik si qytetar. Sipas tij, politika po keqpërdor kontributin e kujtdo që mori pjesë në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Te dashur miq! Sot mora pjese dhe fola ne protesten e organizuar ne mbrojtje te Teatrit Kombetar si qytetar dhe njeri i angazhuar publikisht! Nuk me dergoi as PD dhe aq me pak kryetari i PD Lulzim Basha! Ndaj ndihem keq kur keqperdoret kontributi i kujtdo qe ishte sot ne proteste!

Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

(Postimi i Edvin Kullurit në Facebook si përgjigje ndaj Bashës) 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sula: 16/06/2018 11:32

    Kullur ti nuk perfaqson qytetarin e lire, qe mbron pronen publike ,por je perfaqesues dhe militant i PD ,qe kur ishe ne Ministrine e mbrojtjes beje prinarin dhe nuk lejoje opoziten e kuvendit te bente kontroll per shkeljet e juaja . Ti dhe shoket e tu nuk njihni kushtetuten pir interesat personale dhe partiake . Vetem bytha eshte e juaja se karrikja eshte e popullit qe ju jep voten ju . "Demokracia "27 vjecare shqiptare eshte mideli me i keq ne historine boterore , ku pronen publike prej miliarda $, si hiena e ndate per klanet e juaja majtas dhe dhathtas dhe sot shqiptaret jane akoma populli me i varfer ne europe . Mbyllni gojen kriminela se ju duheni futur ne byrg sa te heni gjalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim

Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim