Debati Topi-Topalli mbi gjuhen
tregon perplasjet e forta ne PD

Debati Topi-Topalli mbi gjuhen<br /> tregon perplasjet e forta ne PD
Java e dytë e tetorit u karakterizua nga një debat i ashpër në distancë mes dy krerëve më të lartë të Shtetit, përkatësisht Kryetarës së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Dy eksponentët e lartë njëkohësisht dhe anëtarë të së njëstës parti, asaj Demokratike, nuk kanë kursyer akuzat dhe kundërakuzat, që nisën me një debat rreth mënyrës së foljes së gjuhës letrare shqipe nga ana e Topallit, por që në thelb kanë kontradiktat e mëdha që sot prekin partinë në pushtet.

C’DEKLAROI PRESIDENTI TOPI NË SHKODËR
"Së pari, këto zonja, apo zotërinj duhet të mësojnë pikërisht artin e komunikimit qytetar, të dinë të komunikojnë në mënyrë etike, sepse komunikojnë publikisht me Institucionin e Presidentit të Republikës. Së dyti, në rast se do të dalim në një plan tjetër, ju e dini që, për definicion, spikeri përgjithësisht i merr tekstet e recitimit nga të tjerët. Është çështja se sa në mënyrë cilësore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja të gjithë këtyre që së paku në komunikim me publikun të jenë qytetar dhe, e dyta, ta flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte",


REAGOI KUVENDI NE EMER TE TOPALLIT
"Topalli flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë me të cilën foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni, Luigj Gurakuqi! Atë gjuhë Haxhi Qamili s'e kupton dot".

SERISH PRESIDENCA PER TOPALLIN
Presidenti vlerësoi sonte në Shkodër të gjitha familjet e njohura e me tradita qytetarie, kulture dhe sportdashëse që i kanë dhënë emër Shkodrës dhe krenari gjithë Shqipërisë. Nisur nga deklarata e zyrës së shtypit të Kuvendit, zyra e shtypit të Presidentit shpreh bindjen se po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi do ndiheshin të fyer kush po i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike dhe institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë”.

PRESIDENCA TJETER DEKLARATE
“Presidenti z. Bamir Topi është njohur përmes burimeve zyrtare me disa deklarata e nisma të njëanshme, të pasakta dhe denigruese të ndërmarrë ndaj tij dhe institucionit që përfaqëson nga individë apo grupe të caktuara partiake lidhur me vizitën e suksesshme në Shkodër. Në respekt të qytetarisë shkodrane, opinionit publik dhe përgjegjësisë institucionale Presidenti sqaron se në asnjë rast, në asnjë fjalë apo veprim të tij nuk ka bërë komente kritike ndaj qytetit të Shkodrës, qytetarisë së saj, traditës së pasur të gjuhës apo të kulturës së saj”.

Siç theksohet më tej, mesazhi kritik kishte adresë vetëm një person, (që nënkuptohet se është kryeparlamentarja, Jozefina Topalli), që sipas Presidentit po shfrytëzon postin dhe votën e shkodranëve me qëndrime joinstitucionale. Presidenti thekson se grupe të izoluara me interesa partiake mbështesin këtë zyrtare dhe sjellin informacione jokorrekte për publikun. "Mesazhi kritik i Presidentit, siç mund të vërtetohet direkt përmes regjistrimeve televizive i është adresuar nominalisht një zyrtari të lartë të shtetit, e cila me qëndrime e sjellje joinstitucionale, keqpërdor detyrën kushtetuese, postin publik, etikën institucionale të komunikimit dhe vetë votën demokratike të Shkodrës. Çdo interpretim tjetër është jorealist dhe i sponsorizuar nga zyrtarë të veçantë, të cilët duan ta mbajnë qytetin peng të axhendave të tyre personale politike.

Për këdo sot është e qartë se ky ose këta individë nuk përfaqësojnë Shkodrën as traditat e saj të çmuara kulturore, por vetëm një grup individësh të lidhur me interesa specifike pushteti, të cilët me rotacion nominal e kanë pronësuar me pa të drejtë vendimmarrjen politike të këtij qyteti. Kjo sjellje abuzuese me mandatin përfaqësues dhe vullnetin e qytetarisë shkodrane, me siguri që nuk ka dhe nuk mund të ketë mbështetje qytetare, përveç grupeve të tilla të izoluara dhe të lidhura me interesa të ngushta ekonomike e politike"

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale