Debatuan në rrjetet sociale, Eva Murati dhe Rike Roçi përballen 'live' për herë të parë
Moderatorja Eva Murati dhe tifozja e kombëtares Rike Roçi janë përballur për herë të parë me njëra -tjetrën në studio. Pak kohë më parë dy bukuroshet debatuan në rrjetet sociale.
Rike Roçi dhe Eva Murati
Moderatorja Eva Murati dhe tifozja e kombëtares Rike Roçi janë përballur për herë të parë 'live' pas debatit që patën muajin e kaluar në rrjetet sociale. Gjithçka filloi nga një foto e shpërndarë nga një adresë false Jurgen Klopp, ku shiheshin Rike Roçi dhe mikja e saj Irid Oxa dhe shprehej se Shqipëria do t'i mungonte Botërorit vetëm për këtë arsye.
Eva e kishte konsideruar fyese këtë gjë dhe me anë të një statusi shkruante: "Nuk di ta marrë për kompliment apo..." Nuk vonoi dhe erdhi menjëherë reagimi i Rikes e cila shpërtheu ndaj Evës me një Instastory ku shkruante: "T'i themi shoqes E.M të Tringut (tani e zbulova kush është) që për kompliment të marrë atë foton time që ka postuar në instastory-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur e të mirë më bëhet qejfi".
Sërish ngjarja nuk u la me kaq pasi moderatorja reagoi me anë të një statusi në story në Instagram ku shprehej se bukuria nuk vihej përpara çdo vlere. Ndërkohë mbrëmjen e kaluar përballja e dy bukurosheve ishte paksa e sikletshme. "Nëse do ta dija se Rikja ishte vajzë e famshme nuk do të reagoja fare. Por në atë fotografi që ishte adresë false e Jurgen Klopp, unë u ndjeva e fyer për dy gjëra. E para, sepse ishte një koment seksist dhe dukej sikur vajzat shqiptare janë thjesht të bukura dhe për kaq i duhen Botërorit. E dyta, ishte fyerja ndaj simboleve shqiptare, ashtu siç e kuptova unë. Ne, si popull, si skuadër, nuk kemi asnjë lloj vlere, përveç vlerës së bukurisë së femrave,"- u shpreh Eva Murati.
Ndërsa Rike Roçi këmbënguli duke thënë: "Nuk kam çfarë të them, nuk jam dakord, por është mendimi i saj, e paska marrë shumë seriozisht".
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.2%
-
Pak
9.2%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2307
Lajme të tjera
-
Katy Perry-t i ndodh e papritura! I zbërthehet bluza LIVE në spektakël
17 Prill, 15:50
-
3-vjeçari prej 5 ditësh i zhdukur, avokati: Veprimet për gjetjen e të miturit të vonuara! Të gjurmohet telefoni i gjyshes
17 Prill, 15:11
-
Profesionet e mundimshme, efektivi në 'Përballje': I kemi hyrë një të panjohure, nuk jam bërë pishman
16 Prill, 14:41
-
Paketë e re fiskale për të rinjtë, aktivistët në 'Përballje': E pamjaftueshme! Të rinjtë duan arsim dhe treg pune konkurrues
15 Prill, 14:38
-
Epokë e re e turizmit, të ftuarit në 'Përballje': Kemi resurse pa fund! Duhet nxitur prodhimi vendas, turistët nuk vijnë të hanë mish Brazili
10 Prill, 14:33
-
'Ke tre muaj që flet si gjel' nxehet debati mes Rikes e Julit, konkurentja përplas sendet në tokë
6 Prill, 09:06
-
Fluks turistësh pritet edhe këtë sezon, ekspertët në 'Përballje' shprehin domosdoshmërinë për stafe të kualifikuara
5 Prill, 14:37
-
Dita Botërore e Autizmit, '2000 fëmijë të diagnostikuar', mesazhe ndërgjegjësimi në 'Përballje': Sa më shpejt të pranohet realiteti, aq më shpejt vjen ndihma
2 Prill, 14:39
-
Të rinjtë me thika, rasti tragjik i 18-vjeçarit në Shkozë, teologu në 'Përballje': Dhuna është bërë ushqim! Psikologia: Prindërit të edukojnë fëmijët
1 Prill, 14:34
-
Modelja shqiptare: Si u përndoqa dy vite rresht, nga punonjësi i policisë
26 Mars, 18:08
-
Rrëfimi mes lotësh i Rikes: Mami ishte në koma, babai na solli të dashurën në shtëpi
25 Mars, 12:29
-
U investuan 17 mln euro, Urgjenca e QSUT-së 41 ditë pa shërbim! Mjeku: Trauma e Sanatoriumi s'i përballon, qytetarët tek privati! Hije dyshimi, s'ka transparencë
22 Mars, 14:43