Dëbimi i diplomatëve rusë, Çollaku i PD: Shqipëria s'mund të mbetej jashtë NATO-s

I ftuar në studion e Report Tv, Çollaku bëri me dije se deri më tani janë 23 vende anëtare të NATO-s që janë solidarizuar me Britaninë e Madhe, aty ku u helmua një ish-spiun rus së bashku me të bijën. Ndërsa dje vendi ynë dëboi dy diplomatët; Vladislav Filipov, atashe ushtarak si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i ambasadës së Rusisë në Tiranë.

“Është një vendim i drejtë, i pritshëm dhe logjik. Vendimi është marrë siç u pohua edhe nga drejtuesit e qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme në një koordinim me një aktivitet të paprecedentë pas luftës së Ftohtë, ku sot 23 vende të aleancës perëndimore NATO dhe BE kanë dëbuar disa diplomatë rusë nga vendi i tyre si një lëvizje diplomatike për të shprehur e para solidaritet me atë çfarë ndodhi në Britaninë e Madhe dhe e dyta mendoj për të evituar një gardh strategjik të ambicies së një fuqie siç është Rusia për tu shtrirë në zonat e influencës. Rekordin e mban administrata “ Trump”, që ka përjashtuar 60 diplomatë dhe ka mbyllur një zyrë konsullore në territorin e SHBA. Nga ky solidaritet Shqipëria nuk mund të mbetej jashtë aleancës së NATO. Çdo qeveri do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim. Ky  është vendim i ministrisë së Jashtme i bazuar edhe nga ekspertët”, tha Çollaku.

Pasojat

Ajo që mund të ndodh me 23 vendet e NATO, të cilat kanë dëbuar diplomatët rusë, mund të ndeshen me të njëjtin veprim nga Rusia. Sipas Çollakut, ajo që mund të pritet është pikërisht një vendim reciprociteti.

“Pasojat askush nuk mund t’i di, por mund të them minimumi i pasojave se do të ketë një veprim reciprociteti . Rusia do të largojë aq diplomatë sa i janë dëbuar. Do të përzë diplomatë perëndimorë si kundërveprim reciprociteti. Unë besoj se do të ndalet këtu, pasi këto janë procese të njohura dhe jemi ende larg një ballafaqimi. Besoj se Moska e ka marrë leksionin dhe mesazhin e qartë.

Financimet ruse

Ai foli ndër të tjera edhe në lidhje me akuzat që janë lëshuar mbi PD për financimet ruse, të cilat i quajti një test idiotësie nga ana e qeverisë.

“Unë e kam ndjekur atë debat dhe në momente keqdashëse dhe më shumë në momente humori, unë e kam konsideruar një test ndaj idiotësisë. Qe ta akuzosh PD si të financuar nga lobi rus, partisë që shembi sistemin komunist, partinë antikomuniste, partinë që anëtarësoi vendin në NATO është një test i vështirë për ta gëlltitur. E dyta jashtë sensit logjik. Për çfarë është bërë lotimi? Që të përdorësh lotimin rus për të takuar presidentin Trump? Kjo nuk është logjike”, tha ai. 

 

a.h.
Komento

Komente

  • Adrija Hetovič: 27/03/2018 17:30

    Lind pyetja: çdo te thote qeveria shqiptare sikur nje dite te dale se e gjitha kjo ishte vetem nje genjeshter ? Se dyti: a do te ndjeke qevwria vendimmarrje te tjera te NATO-s pa iu dashur te vërë në pune mendjen ?

    Përgjigju