Dëbora, drejtori i ARRSH-së për Report Tv: Rrugët e bllokuara nuk janë nën përgjegjësinë tonë, por bashkive

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro, në një lidhje telefonike me Report Tv ka sqaruar për qytetarët gjendjen e deritanishme të rrugëve në të gjithë Shqipërinë. "Ka disa ditë që në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje dëbore. Ka shumë pak akse që kalohen me zinxhirë. Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes janë në punë. Pavarësisht reshjeve të shumta të dëborës, kompanitë kanë kryer punën e tyre. Në asnjë moment nuk kemi pasur asnjë rrugë kombëtare të bllokuar".

Qëndro përmendi akset e rrugëve që kalohen me zinxhirë dhe foli për masat që ka marrë institucioni i drejtuar prej tij, për të lehtësuar kalimin e automjeteve në disa akse të ndryshme në vend.

“Dua të shpreh shqetësimin e mosvendosjes së zinxhirëve gjatë udhëtimit. Shumë pak shoferë i përdorin zinxhirët. Gjithashtu shumë pak drejtues përdorin gomat e dimrit. Megjithatë ka qe nën kontroll. Qarqet e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, qarkullohen pa zinxhirë. Akset rrugore ku qarkullohet me zinxhirë janë rruga Sarisalltik-Krujë, segmentet rrugore pas malit të Dajtit, zona e Bushticës-Dibër, pjesa e Qafës së Malit deri në Tropojë, kurse vetë qyteti i Tropojës qarkullohet pa zinxhirë".

Afrim Qëndro u ndal në këtë pikë për të sqaruar më tej edhe përgjegjësinë e ARRSH mbi disa rrugë të bllokuara, ku tha se jo të gjitha rrugët janë nën administrimin e tij. Sipas tij, autoriteti rrugor shqiptar mbulon vetëm rrugët të cilat kanë nënshkruar kontrata me të, ndërsa pjesa tjetër janë nën administrimin e pushtetit lokal.

"Ka një mossqarim për qytetarët. ARRSH menaxhon disa rrugë në bazë të disa kontratave. Në këto rrugë nuk kemi pasur probleme, ndërkohë që ARRSH bëhet përgjegjës edhe për zonat që nuk përfshihen në këtë kontratë. Ato janë në mbikqyrjen e pushteteve lokale, pavarësisht se ne kemi dhënë kontributin tonë duke i ardhur në ndihmë edhe atyre. Të gjitha kompanitë, drejtuesit dhe specialistët e ARRSH janë në terren. Do merren masa për kriposjen e rrugëve që në orët e para e mëngjesit rrugët të jenë të kalueshme normalisht" tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vladimir: 12/01/2019 20:54

    Po pse e mbani akoma kete "autoritet"? Pse per kete pune eshte ky? Nje pyetje: Cfare gjobe i vendoset koncensionarit te rruges se Morines qe la rrugen te bllokuar me ore?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit