Dëbora shkakton kaos në New York, 8 viktima dhe 46 të plagosur (VIDEO)

Ndërsa Kalifornia vuan ferrin e flakëve, 8 persona kanë humbur jetën që prej së enjtes në SHBA, për shkak të ngjarjeve aksidentale që lidhen me motin e keq që ka përfshirë pjesën qëndrore, jugore dhe lindore të vendit. Pamjet tregojnë se si dëbora ka zbardhur pjesë të Nju Jorkut, Uashington, Arkansas, Misurit, Ohajos, Virxhinias, dhe Karolinës Veriore.

Nisja e reshjeve të dëborës ka krijuar kaos në qarkullimin rrugor duke shkaktuar përplasje të mjeteve dhe përmbysje në rrugë, e për pasojë janë regjistruar disa viktima dhe të plagosur. Ndërmjet viktimave është një 60-vjecare e cila humbi jetën gjatë drejtimit të makinës në rrugët e Indianas. Rruga nëpër të cilën po kalonte ishte e mbuluar nga akulli e ndërsa mjeti devioj pas humbjes së kontrollit.

Një person tjetër gjeti vdekjen në Ohajo e ndërsa u përfshi në një aksident rrugor edhe një udhëtar në zonën e Merilendit, sipas policisë. Patrulla e Autostradës Arkansas ka raportuar dy incidente të veçanta në të cilat tre vetë u vranë pasi shoferët humbën kontrollin e makinave në rrugët e akullta. Stuhia e parë e dëborës për këtë vit ka shkaktuar edhe vdekjen e dy personave në Misisipi për shkak se autobuzi me të cilin udhëtonin u permbys si pasoje e bores.

46 pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur. Në spitalet e zonës janë paraqitur një numër i lartë banorësh me një sërë lëndimesh që lidhen me skaqe aksidentale nga moti i keq. Temperaturat janë ulur ndjeshëm edhe në pjesë të Teksasit. Shërbimi meteorologjik njofton ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë