Defekt në linjën e transmetimit, OSHEE: Ja zonat pa energji elektrike në Tiranë

Defekt në linjën e transmetimit, OSHEE: Ja zonat pa energji elektrike në Tiranë

Punonjësit e OSHEE në terren

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton abonentët se për shkak të një defekti në linjën e OST do ketë kufizime në disa zona të Tiranës. OSHEE bën më dije se po punohet për riparimin e defektit dhe për furnizimin me energji nga linja të tjera.

Për shkak te një defekti që dyshohet të jetë në linjën e OST, kanë mbetur pa energji disa fidera te nënstacioni Rajonal në Tiranë. Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe sapo kanë vendosur në pune nënstacionin. Punohet për dhënie energji nga linja te tjera me qellim furnizimin me energji se pari objekteve te rëndësisë se veçantë siç janë spitalet. Zonat qe furnizohen nga ky nënstacion janë; Koder Kamez, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprake, Rr Mine Peza, Lagj Allias, Bathore, Rr e Dibres, Rr 5 Maji, Rr Niko Avrami, Rr Ferit Xhajko. Per konsumatorët familjare do te jepet furnizim me skema alternative deri ne riparimin e defektit.

Njoftimi i OSHEE

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shleu dënimin me burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Shleu dënimin me burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci