Dëgjesa me artistët/Luftar Paja: Jam për Teatër të ri Kombëtar, është i të gjithë Shqipërisë

Aktori i njohur Luftar Paja i cili ka gjithë jetën në skenën e teatrit  shprehet hapur në mbështetje të një teatri të ri kombëtar me një godinë moderne. Në bashkëbisedimin e artistëve me Veliajn, Luftar Paja tha se  teatri i ri i përket të gjithë shqiptarëve.

Duke respektuar të gjitha mendimet e kolegëve, jam për Teatër të ri Kombëtar me të gjitha përmasat që i takojnë një vendi. Që të kemi këtë teatër ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat, ka kush merret me to. Ne duhet të shtojmë llaçin dhe tullat artistike. Ja e bëmë teatrin por a kemi një Romeo dhe Zhulietë që performon atje. Duhet nisur që nga Universiteti i Arteve, kush i mëson dhe çfarë bëjnë atje.

Teatri Kombëtar të tillë e ka emrin ,d he nuk duhet të vijnë jo vetëm ato që banojnë në Tiranë, por të gjithë ato që mendojnë se duhet të vijnë në teatër. Është i gjithë Shqipërisë. Duhet të respektojmë njëri-tjetrin se kështu rrisim dhe cilësinë artistike. Për metrot e teatrit ka specialistë dhe nuk duhet të merremi ne me të.

Luftar Paja, aktor

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite