Deklarata e Ambasadës së SHBA, reagon Tahiri: Kanë folur për hetimin ndaj meje më shumë se unë

Deklarata e Ambasadës së SHBA, reagon Tahiri: Kanë folur për hetimin ndaj meje më shumë se unë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratës së SHBA në Tiranë, e cila kërkoi zbatim të ligjit për hetimin ndaj tij. Në një postim në Facebook, Tahiri thekson se ambasada amerikane ka folur për hetimet e tij më shumë se ai vetë.

Sic nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada Amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot! Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi. 

Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin punlik soji ketyre ketu. Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italise prej nga ku mora drejtesine qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligesise se vet. 

Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot. Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm

Tahiri është person në hetim si i dyshuar për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës, ku me veprimet e mosveprimet e tij akuzohet se ka favorizuar grupin kriminal Habilaj. Pak ditë më parë ish-ministri i Brendshëm publikoi vendimin e Gjykatës së Katanias në Itali, e cila pushonte hetimet ndaj Tahirit, pasi sipas Prokurorisë nuk kishte prova të mjaftueshme që e implikojnë ish-ministrin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 21/11/2018 12:11

    pse shqetesohet Tahiri,...pastaj Tahiri po te jete i paster, te duroje sa te perfundoje gjyqi dhe kur te fitoje te beje komente per ti "thyer" hunden ambasades amarikane.

    Përgjigju
  • Juna: 20/11/2018 20:10

    Atija ti rruani leshit te tere se ai esht politikani me cool ne shqiperi

    Përgjigju
    • Fraiku: 21/11/2018 13:53

      Nuk po flitet per seks ketu moj Juna por per vepra te renda penale. Krimet ky i ka kryer ne shqiperi dhe siduket ka harruar qe nuk e shantazhon ambasaden e SHBA.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik