Deklarata e Berishës: Në Shkodër e Vlorë ka banda me 580 anëtarë, janë me mbështetje politike

Deklarata e Berishës: Në Shkodër e Vlorë ka banda me 580 anëtarë, janë me mbështetje politike

Sali Berisha, ish-kryeminister

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar çështjet e vrasjeve dhe kriminalitetit në vend. Berisha thotë se vetëm në Shkodër bandat janë me 180 anëtarë, ndërkohë që në Vlorë ky numër shkon në mbi 400 anëtarë. Për ish-kryeministrin këto banda janë me lidhje dhe mbështetje të forta politike.

“Në Shkodër ka banda me 180 anëtarë. Në Vlorë bandat kanë më shumë se 400 anëtarë. Pse janë këta kaq të fuqishëm? Sepse ka mbështetje dhe lidhje politike. Hiqja mbështetjen dhe e shikojmë, nuk ka banditë trima. Hiqua mbështetjen dhe e shikojmë se si sillen ata”-u shpreh Berisha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Deklarata e Berishës vijnë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në Vlorë e Shkodër, ku në harkun kohor të 6 muajve ka patur 7 viktima dhe 2 të zhdukur.  Ndërsa në Vlorë ka disa raste të personave të zhdukur, ku spikat historia e Albano Xhaferrit dhe Elvis Troqes, video e zhdukjes së këtij të fundit u publikua në Report Tv.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 28/11/2018 11:35

    Me siguri matematike te gjithe pa perjashtim vagabondat e Shkodres jane perkrahesit tuaj me te medhej.Ti e din shume mire kete,por besoj se ti don te dalesh dikund tjeter.Ke patjeter ndonje plan te ndyte ku ti don te dalesh.Besoj se Shkodra ka xan mend e do te perbuze ty e gjithe rrethin tand politik,po me ate frym qe ti largove perfaqsuesen e Shkodraneve ne PD.Boll ma.Njeri nuk te beson ma mor hipokrit,rrencak,vrases

    Përgjigju
  • Emigrati: 28/11/2018 09:48

    Kur je duke u mbytur kapesh dhe tek rrējēt e grami me shpres per shpetim. Dhe ti plaku" mere " po mbytesh .po te vjen ora dhe kērkon kapesh me lloj lloj mēnyre per shpeti. BASTARD

    Përgjigju
  • Konjak: 28/11/2018 09:45

    Bandat kriminale-te perkrahura nga politika- nuk jane fenomen i pas viteve 1990,zanafilla e tyre vjen nga thellesia e kohes.C'do politike, ne ,apo per pushtet,i perdor keto grupime,per te kryer disa pune qe s'mund ti kryej ajo vet, ne sy te popullit.Por keto grupime, behen te rrezikeshme kur politikes i dalin nga kontrolli.Te gjith ne jemi deshmimtar te fakteve per demet qe kan sjell keto grupime,nder kohe.Eleminimi i tyre ,per te mos pasur kete veprimtari teper te rende brenda shtetit ;do te vije kur ne krye te pushtetit te vije nje njeri me moral te larte.

    Përgjigju
  • Tano Karidi nga vicidoli: 28/11/2018 08:30

    Dhe kush flet per banda, kryetari i te gjithe bandave ne shqiperi,kryemafjozi dhe kryebanditi me patente nderkombetare,kanceri i shqiperise akuzon te tjeret si "cibane" te vegjel, si duket sepse njuk i japin ketij te flamosuri ndonje perqindje!

    Përgjigju
  • Ahmet: 28/11/2018 08:29

    Ah more qe ke perfunduar si zagari im qe i plak dhe nuk nxjere me lepuj por vetem ben gllam gllam kote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap