Deklarata e Majkos për kufirin me Kosovën, Tritan Shehu: I “rrëzoi” Berisha, ju i vendosët traun

Deklarata e Majkos për kufirin me Kosovën, Tritan Shehu: I “rrëzoi” Berisha, ju i vendosët traun

Deputeti i PD, Tritan Shehu

Pas deklaratës të disa ditëve më parë, ku ministri i Diasporës Pandeli Majko u shpreh se pas 1 janarit nuk do të ketë kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, një reagim ka ardhur nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Në reagimin e tij, Shehu është shprehur se kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës e “rrëzoi” Berisha me ndërtimin e Rrugës së Kombit e jo demagogët e sotëm.

Sipas tij, kjo është mënyra e “rrëzimit” të kufijëve në epokën e integrimit europian, të cilën Rajoni po e përjeton dhe jo trau i vendosur nga Kukësi.

Deklaratat e Majkos të para pak ditë më parë nuk kanë nxitur reagimve vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por edhe në Serbi. Për deklaratën e tij ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili është shprehur se ndryshimi i kufijëve ka mbaruar.

Por deklarata e Shehut bie ndesh me atë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u shpreh se nuk kërkon këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike dhe atyre që u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, duke nënkuptuar kështu ish-kryeministrin Berisha.

Deklarata e plotë e Tritan Shehut:

Kufirin Shqiperi-Kosove e “rrezoi” Berisha e jo demagoget e sotem. Disa gazetare prej 2-3 ditesh me kerkojne nje koment per ate cfare deklaroi Z.Majko, duke ju referuar nje “vendimi tashme te marre” nga Kryeministri per “heqjen” e kufirit Shqiperi-Kosove, duke filluar nga 1 janari, te pakten sic formulohet ne shtyp.

Nuk u nxitova ne komente sepse prita per te tjera sqarime publike ose jo keto, nga autoret e asaj “deklarate te rendesishme”, te cilat munguan krejtesisht. Pra qartesisht ajo “deklarate” ngel vetem nje “fishekzare ne nje feste birre”, asgje me shume, qe ka per qellim veshjen e nje “kostumi nacionalist” nga Rilindja, qe keshtu vetem sa i komplikon gjerat per Kosoven, Shqiperine e Rajonin. Ne fakt ishte Qeveria qe kryesohej nga Berisha, qe “rrezoi” kufirin Shqiperi-Kosove me ndertimin e Rruges se Kombit, duke e lidhur Kosoven me Shqiperine, Adriatikun e Perendimin.

Kjo eshte menyra e “rrezimit” te kufijeve ne epoken e integrimit europian, te cilen Rajoni po e perjeton. Fatkeqesisht Qeveria ku se fundi ben pjese dhe Z.Majko, jo vetem qe nuk ka krijuar asnje lehtesi te vecante ne kete drejtim qe prej 2013-tes, por perkundrazi po vendos perseri “traun e ndarjes” ne ate Kufi e Rruge, kete radhe duke lene edhe Kukesin jashte. Ato qe vleresohen e krijojne zhvillimin jane veprat e jo demagogjia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosova: 04/08/2018 23:47

    Po si eshte e mundur qe nje fytyre e tille qe ishte ne krye te biznesit te kontrabandes qe bente Berisha, te jete kaq e ndyre, sholle e kaluar sholle, te guxoje e dale akoma para njerezve. Duhet me siguri te jesh i marre se nuk ka shpjegim tjeter. Kush ta drejton mikrofonin ty apo te merr mendim ty eshte akoma me trashe. O zot ca behet!!

    Përgjigju
  • Tata: 04/08/2018 18:14

    O DRITAN SA DO TE JAPESH MENDIME TE SHKELQYERA TY STA FERSHELLEN KERKUSH SE HASANIT TE SHKRET NJE PORDH I SHPETOI POR POPULLI SE HARROI PER 100 VJET JO TY QE TE RRASEN PRASIN ME GJITH KRESTA NE MULLAQE DHE DO HARROHESH .DUHET ME SHUM SE 100 VJET QE TE HARROHET PRASI I KARBUNARES TENDE .

    Përgjigju
  • Anonim: 04/08/2018 17:13

    Cili Berishe o kokpresh...Degjoji " te falat" e Thaçit per Berishen..Shqiptaret e dine mire edhe dhipllomacine tuej, kur ishe minister dhe drejtues ne PD...minimalja hesht..hesht!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Margarita Xhepa me rol nderi, ‘Bubbles’ si etyd për pritjen’, Meri Dishnica: Kasti e produksioni italian, tema universale!  S’ ka kohë as vend, është gjendje humane

‘Margarita Xhepa me rol nderi, ‘Bubbles’ si etyd për pritjen’, Meri Dishnica: Kasti e produksioni italian, tema universale! S’ ka kohë as vend, është gjendje humane