Deklaratat e Metës për Bularatin, prindërit e Kaçifas: Po na ushtrojnë presion, duan që të jetojmë me frikë

Deklaratat e Metës për Bularatin, prindërit e Kaçifas: Po na ushtrojnë presion, duan që të jetojmë me frikë

Presidenti Meta dhe prindërit e Konstandinos Kaçifas

Pas deklaratave të presidentit të vendit, Ilir Meta se shërbimet shqiptare duhet të jenë të përgatitura, pasi mund të ketë të tjera provokime pas vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas, një reagim ka ardhur edhe nga prindërit e minoritarit.

Në një prononcim për “Star”, nëna e Kaçifas, Vasilia u shpreh se ndërkohë që të gjithë kishin frikë të flisnin, ajo do ta ngrinte zërin për të treguar që ndaj tyre po ushtrohej presion.

Unë nuk kam frikë... Të gjithë kanë frikë të flasin. Pse na ushtrojnë presion? Ne nuk kemi lënduar askënd. A nuk është kjo diçka e papranueshme?

Vasili Kaçifa, e ëma e Konstandinos Kaçifas

Pas vrasjes të së birit, edhe i ati Jani tha se autoritet shqiptare duan që minoriteti grek të jetojë me frikë.

Ata nuk e bëjnë për asgjë tjetër veçse për të na trembur. Duan që të na bëjnë të jetojmë me frikë. Mirë që do kemi frikë, por nga se? Ata më morën djalin tim. Tani ne duhet t’i tregojmë atyre forcën tonë.

Jani Kaçifas, i ati i Konstandinos Kaçifas

Disa ditë më parë, Meta deklaroi se situata të tilla nuk ishin sporadike dhe se duhej të bëhej një analizë e plotë e rastit të Kaçifas, i cili u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në Bularat të Gjitokastrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/11/2018 21:00

    Këta i torturojnë ata qe u japin pará dhe jo Shqipëria ! Pse kot jep dikush pará? Kush eshte ai budalla qe jep pará kot? I bleu mirë e mirë greku gjith këta vite dhe tani sigurisht që u bën presion që të çirren e ngjiren kundra Shqipërisë. Domosdo, i ka blerë, s ka më kthim mbrapa.. Kërkon të lehurit në këmbim të parave!

    Përgjigju
  • Kjg: 18/11/2018 17:16

    Genjeshter + mashtrim + 200 euro/muaj + jeten e llojit te Konstantin Kacifas = Grek Kjo eshe formula e “etnise se paster” greke.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 18/11/2018 13:47

    Vetem prinder smund te quheni ju Se i risni me kete fryme femijet i genjen mendja ata e mendojn te behen Rambo. Qani gjemen qe ju ndodhi per femijen nga mendja e kokes Mos vazhdoni te derdhni lot per te mar ndonje pension nga greku.

    Përgjigju
  • ben: 18/11/2018 11:27

    ca intriga po ben greku. po ku do tja di njeri per ju. mbani flamurin grek tani dhe pencionin qe ju jep greku se me kto dy gjera e bet baraz jeten e djalit tuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD