Dekreti për Lleshajn, burime nga Presidenca për 'Shqiptarja.com': Meta po e 'bluan' vendimin

TIRANE - Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon konsultimet për emrin e Sandër Lleshajt i propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm. Burime nga Presidenca thanë për "Shqiptarja.com" se kreu i shtetit po e "bluan" vendimin për pasuesin e Fatmir Xhafajt. 

Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër për mediat, presidenti Meta u shpreh se për këtë çështje do flasë në darkë në emisionin 'Zonë e Lirë' të Arian Çanit. Sot është afati i fundit kushtetues kur kreu i shtetit duhet të firmosë ose jo dekretin. Të premten e kaluar, kryeministri Edi Rama i ridërgoi Metës propozimin për Lleshajn, pasi më herët kreu i shtetit ishte shprehur se nuk kishte krijuar bindjen e plotë për ta dekretuar.

Ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes dhe kreut të Kuvendit, Meta rendiste 14 pyetje për Lleshajn, duke ngritur dyshime sa i takon karrierës ushtarake të ish-zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Por nga ana tjetër, vetë Lleshaj i kërkoi Metës ka çdekretojë si ushtarak, për t'i hapur rrugë emërimit të tij si ministër i Brendshëm. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium