Meta 14 pyetje për Lleshin: Një ushtarak aktiv s'mund të jetë ministër! Rama: Ja zgjidhja

TIRANE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta rinis konsultimet me institucionet për emrin e Gjeneralit Sandër Lleshi, i propozuar sërish nga kryeministri Edi Rama për ministër të Brendshëm, pasi 10 ditë më parë kreu i shtetit refuzoi të frmoste dekretin pasi siç u shpreh nuk kishte krijuar bindjen e plotë. Meta i ka dërguar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në datën 9 nëntor 2018 plot 14 pyetje, ndërsa dokumenti është publikuar ditën e sotme. Krahas Ministrisë së Mbrojtjes, shkresa i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. 

Meta kërkon informacion shtetërues për Gjeneralin, i komanduar nga Edi Rama javën e kaluar si ministër i Brendshëm, pasi më herët Këshillimi i Ministrave e miratoi zv/ministër. Në shkresën e kreut të shtetit thuhet se kandidatura e Sandër Lleshajt përbën një problematikë të theksuar kushtetuese, pasi ai vjen nga radhët e shërbimit ushtarak aktiv. Pretendime Meta ka edhe për mbiemrin e ministrit të Brendshëm të komanduar në "Lleshi" apo "Lleshaj". 

Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhjen ose emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.

Ilir Meta, president

Por nuk ka vonuar përgjigja e kryeministrit Edi Rama drejtuar Metës, duke i propozuar edhe rrugëzgjidhjen e ngërçit të krijuar. Sipas Ramës, nisur nga shqetësimi i Metës se Lleshi është ushtarak aktiv dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë ministër i Brendshëm, Rama i propozon çdekretimin e Sandër Lleshit si ushtarak dhe miratimin e dekretit si ministër i Brendshëm. 

Është e tëra e juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministër apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fuindit do të jetë rasti, ju mund ta çdekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm.

Edi Rama, kryeministër

Ndërkohë, vetë Sandër Lleshaj i është përgjigjur letrën së Metës duke theksuar se prej vitit 2013 ai nuk mban statusin e ushtarakut aktiv në Forcat e Armatosura, duke i kërkuar kreut të shtetit ta çdekretojë nga grada e gjeneralit. 

Në vitin 2018 i kam kërkuar ministrit të Mbrojtjes nxjerrjen e akteve të cilat do të mund të rregullonin pasojat e shkaktuara nga dekreti i presidentit mbi lirimin tim, i shfuqizuar gjyqësisht. Ministria e Mbrojtjes në kushtet e kundërshtimi të vendimit të Gjykatës së Lartë ka vazhduar të më konsiderojë gjyqëfitues në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor. Deri në momentin e daljes së këtyre akteve, unë kam cilësinë e gjyqëfituesit, por jo të "ushtarakut aktiv", siç parashikohet si nga neni 2 i ligjit nr.9210 datë 23.3.2004, të ndryshuar, "Mbi statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë".

Sandër Lleshi, ministër i Brendshëm i komanduar

Shkresa e Metës:
Duke qenë se kandidatura e Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues është autoritet civik, në zbatim të neneve 69,103,167/1 të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhjen ose emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.

Megjithëse kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues, sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion si dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë cështje dhe për pasojë të tjera që mund të lidhen me të. Për më tepër, që në njoftimin fillestar të kryeministrit në rrjetet sociale të datës 27 tetor 2018, por edhe në dalje të tij publike, z.Sandër Lleshaj propozohet për emërim si ministër i Brendshëm, duke e trajtuar atë me gradën “Gjeneral”.

Pyetjet e Metës drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Sandër Lleshi letër Metës: Më çdekreto, prej vitit 2013 nuk jam ushtarak aktiv

Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e ministrit të Brendshëm të komanduar, Sandër Lleshi, drejtuar presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë e ka publikuar shkresën në rrjetet sociale. Letra mban datën 12 nëntor 2018, si përgjigje ndaj 14 pyetjeve që kreu i shtetit Ilir Meta i drejtoi Ministrisë së Mbrojtjes në datën 9 nëntor.

"Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i'a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë", shkruan Rama. 

Në letrën drejtuar Metës, Lleshi saktëson se ai nuk mban statusin e ushtarakut prej vitit 2013, kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes së kohës Arben Imami dhe dekret të presidentit të atëhershëm, Bujar Nishani. Lleshi sqaron se në vitin 2013 ka marrë detyrën e këshilltarit për Sigurinë pranë kryeministrit, të cilën e ka mbajtur deri në datën 27 tetor 2018, kur është emëruar zv/ministër i Brendshëm. Ai i kërkon Metës ta çdekretojë nga statusi i ushtarakut. Në përfundim, në letrën drejtuar Metës, Sandër Lleshi deklaron se heq dorë nga riveshja e uniformës.

Letra e Sandër Lleshit për Metën: 
"...Ndërkohë që zhvillohej procesi gjyqësor mbi lirimin tim nga Forcat e Armatosura, prej shtatorit 2013 kam filluar të ushtroj detyrën e këshilltarit për sigurinë pranë kabinetit të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, detyrë që e kam mbajtur deri më 27 tetor 2018, me marrjen e detyrës së zëvendësministrit të Brendshëm. Në kuptimin tim dhe të mbrojtësve të mi ligjorë, vendimi gjyqësor i formës së prerë i dhjetorit 2017, me qëllim rregullimin e pasojave që vijnë si rezultat i zbatimit të tij, më jep të drejtën, ndër të tjera për t'u riemëruar si ushtarak aktiv në FA, me një dekret të ri të Presidentit, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe për të rimarrë gradën dhe pozicionin e mbajtur para dekretit të kundërshtuar gjyqësisht. Për këtë qëllim, në vitin 2018 i kam kërkuar ministrit të Mbrojtjes nxjerrjen e akteve të cilat do të mund të rregullonin pasojat e shkaktuara nga dekreti i presidentit mbi lirimin ti, i shfuqizuar gjyqësisht. Ministria e Mbrojtjes në kushtet e kundërshtimi të vendimit të Gjykatës së Lartë ka vazhduar të më konsiderojë gjyqëfitues në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor. 

Deri në momentin e daljes së këtyre akteve, unë kam cilësinë e gjyqëfituesit, por jo të "ushtarakut aktiv", siç parashikohet si nga neni 2 i ligjit nr.9210 datë 23.3.2004, të ndryshuar, "Mbi statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë", i cili qartësisht lidh rolin e ushtarakut aktiv si një person që "shërben" në FA, mban uniformën dhe ka detyrime të tjera të parashikuara në këtë ligj dhe në legjislacionin e zbatueshëm në fuqi, ashtu edhe nga ligji nr.54/2014, "Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura", ku saktësohet se: "Ushtarak aktiv i FA është shtetasi i titulluar oficer, nënoficer, ushtar nga autoriteti kompetent, që bën betimin ushtarak dhe shërben në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura".

Në linjë me këtë interpretim është edhe fakti se unë kam ushtruar detyrën e këshilltarit politik pranë kryeministrit, detyrë e cila, në zbatim të drejtpërdrejtë të nenit 167 të Kushtetutës shkakton papajtueshmëri me statusin e ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura".   

Letra e Sandër Lleshit drejtuar presidentit Ilir Meta
Ora 12:30
14 pyetjet e Metës, Rama letër presidentit: Ja zgjidhja për dekretin e Sandër Lleshit (Shkresa)

Pas shkresës së presidentit Ilir Meta me 14 pyetje drejtuar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka për propozimin e Gjeneral Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë ka publikuar shkresën e tij me dy faqe, lidhur me pyetjet e kreut të shtetit për emrin e Lleshit si dhe i propozon një zgjidhje Metës për t'i dhënë fund ngërçit të krijuar, duke e çdekretuar Sandër Lleshajn nga ushtarak aktiv dhe më pas ta dekretojë si ministër të Brendshëm. Shkresa e Ramës për Metën mban datën e sotme, 12 nëntor 2018, ndërsa pyetjet e Metës i ishin dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit në datën 9 nëntor.

Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë.

Edi Rama, kryeministër

Shkresa e Ramës dërguar Metës:
Shqetësimit të Metës se Gjenerali është ushtarak aktiv, Rama i përgjigjet: "Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti, pra edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës, do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit tuaj për të si ministër. Por, siç na mëson eksperienca jonë, e juaja dhe imja e kam fjalën, që fatmirësisht nuk jemi juristë, kurdoherë e kudo që ka një rast të tillë, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme. Kështu që, është e tëra e juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministër apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fuindit do të jetë rasti, ju mund ta çdekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm". 

 

Letra e Ramës për Metën
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 13/11/2018 14:18

    President dhe kryeminister qesharak sepse te dy e dinin qe nuk i plotesonte kriteret por tallnin menderen me popullin .

    Përgjigju
  • Jorgo: 12/11/2018 16:52

    President Qesharak dhe për Estradè , por gjithsesi FAJIN e ka Edi Rama që e Zgjodhi , pa u konsultuar fare me Elektoratin Socialist ! Po ai Fredi DOBIÇI nga Lagja e Jevgjëve KOMBINAT Tiranë , ku bëhet Mavria e ZEZË ????!!! Fredi i ZI që e gjetën Plakat e Lagjes nëpër Ferra tek Kodrat e Kasharit të braktisur , por që Fatkeqsisht Plakat e dorëzuan Fredi ZorrëTharin në Maternitet! Fredi KokëLoqja

    Përgjigju
  • redu: 12/11/2018 15:51

    Meta per ceshtjen ne fjale , ka te drejte qe te zbatoje kushtetuten ( per mos dekretim minister te nje gjenerali akti) por po te ishte kerkuar qe ne fillim nga ministria dhe qeveria , nuk ishte nevoja te arrinim ne mos dakortesi qeveri president . Uroj qe zgjidhja te jete e shpejte ,dhe zoti Sander te gilloi normalisht nga puna

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT - Sot jepen dy biletat e para gjysmëfinale të CHL, fillojnë Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

DIREKT - Sot jepen dy biletat e para gjysmëfinale të CHL, fillojnë Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid