Dekretimi i Lleshajt nga Meta, Rama: Edhe kur krisjet janë të pariparueshme ka rrugëzgjidhje

Dekretimi i Lleshajt nga Meta, Rama: Edhe kur krisjet janë të pariparueshme ka rrugëzgjidhje

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Presidenti Meta firmosi dekretin për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm. Shefi i qeverisë shkruan se dekretimi i ministrit të ri tregon se nëse ka vullnet të mirë, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje.

Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka VullnettëMir  Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur

Edi Rama

Kjo ishte hera e dytë që Rama e dërgoi emrin e Sandër Lleshajt në Presidencë për dekretim. Në datë 27 tetor, Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, ndërsa Rama dërgoi në Presidencë emrin e Sandër Lleshajt, por Meta e refuzoi me arsyetimin se ‘Nuk kishte krijuar bindjen’. Pas refuzimit, Rama e emëroi Lleshajn në postin e zv/ministrit të Brendshëm dhe e komandoi në këtë dikaster, ndërsa më pas e ridërgoi dekretin në Presidencë.

Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku.

Pasi Meta mori përgjigjet e kërkuara nga të gjitha institucionet për dosjen e Lleshajt, sot vendosi dekretimin për ta liruar nga grada e Gjeneralit, ndërsa më pas firmosi edhe dekretimin në postin e ministrit. Tashmë emri i Lleshajt do të kalojë në Kuvend për tú votuar dekreti, ndërsa më pas do të betohet në Presidencë për të marrë zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Glasat: 17/11/2018 03:39

    TAHIRAMETA tallin bythen me qiptaret QE ti japin rendesi vetes DUKE thene NE jemi te ndryshem pro per hour te parlamentit NE gjejme rrugezgjidhje.NJE HERE MA HIPE 2 HERE TA HIPA .

    Përgjigju
  • Populli: 17/11/2018 01:19

    O Dede President o fshatar Skrapari o Hajdut te Floririt Popullor o Vrases o buracak ku i cove demek Pordhet e tua shantazhet e tua kompromiset e tua sa ra Telefoni nga USA

    Përgjigju
  • Arbër: 16/11/2018 21:21

    Gëzuar dhe shumë suksese në detyrën e re!!!

    Përgjigju
  • Te mjeret: 16/11/2018 21:08

    Sa fatlum qe jemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet