Dekretimi i Lleshit, flet ish-presidenti Moisiu: Mendoj se Meta do thotë “Po” kësaj here

Çështja e dekretimit të gjeneral Sandër Lleshi, si  ministër i Brendshëm, shihet pozivitisht nga paraardhësi i Metës në presidencë. Ish-presidenti Alfred Moisiu, në një prononcim për gazetarët nga qyteti i Korçës, aty ku ishte i pranishëm në një aktivitet, ka thënë se kësaj here, Meta do t’i thotë “Po” Sandër Lleshit në këtë detyrë.

Sipas Moisiut, presidenti ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar dhe verifikuar. 

“Mendoj që kësaj here presidenti ka pasur kohë për ta verifikuar. Ka pasur kohë për të reflektuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur’-tha Moisiu.

I pyetur nëse Meta ka shkelur Kushtetutën, Moisiu u shpreh se presidenti i Republikës nuk është vetëm një noter.

Deklarata e plotë para gazetarëve:

Cfarë mendoni se do të bëjë Meta me dekretin e dërguar sërish nga qeveria për Lleshin? 

Mendoj se Presidenti do ta kalojë këtë dekret.

Pse mendoni se “po” kësaj here?

Mendoj që kësaj here presidenti ka pasur kohë për ta verifikuar.

Herën e parë se kishte kohën apo ishte precedent?

Ka pasur kohë për të reflektuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur

E ka shkelur Kushtetutën Meta herën e parë?

Unë e kam deklaruar edhe më herët se presidenti nuk është noter, por këto probleme zgjidhen me diskutime, mes presidentit dhe kryeministrit. Kushtetuta i jep të drejtë Presidentit të shqyrtojë. Unë kam patur dy raste, një rast me Nanon kryeministër dhe një rast me Berishën, për dy ministra. Më sqaroi Nano, po ashtu edhe Berisha për një ministër, më dha informacion.

Ju mendoni se Rama-Meta kanë sqaruar gjithçka dhe pritet vetëm firma e Presidentit?

Tani, kjo është e mira e vendit. Përgjegjësia politike në fund të fundit është e kryeministrit. Presidenti ka një detyrim të lartë kushtetues të jetë përfaqësues i unitetit kombëtar, unitet do të thotë të mos krijosh kriza, por dhe kur krijohen t’i zbusësh, e jo t’i ngacmosh.

Çështja e dekretimit të ministrit të Brendshëm, po mban ndezur debatin mes presidencës dhe kryeministrisë që pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës.Pas refuzimit të parë të Metës, i cili tha se nuk ishte i bindur për kandidaturën e Lleshit, Rama e dërgoi  sërish dje dekretin në presidencë dhe tha se do të presë 7 ditë për dekretimin e ministrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023