Dekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, Meta: Do gjej kohën e duhur, për vendimin e duhur

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka lënë ende të papërcaktuar kohën nëse do ta dekretojë ose jo ministrin e ri të Brendshëm, gjeneralin Sandër Lleshi.

Në studion e SYRI.net në emisionin ‘FAKT’, Meta u shpreh se vendimin për dekretimin e tij do ta marrë do të marrë kohën e duhur për të marrë vendimin e duhur pa u ndikuar nga askush.

‘Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet. Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri. Di të marr vendimet e mua, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh.

Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush.

Ilir Meta, president

Kërkesa e kryeministrit Rama për dekratimin e Sandër Lleshit ndodhet mbi tavolinën e presidentit të republikës Ilir Meta që prej të dielës. Report Tv mëson se departamenti juridik në presidencë ka gjetur një ngërç juridik i cili konsiderohet pengesë për momentin e që ka vonuar dekretimin e Sandër Lleshit.

Ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”.

Në të tilla kushte presidenca kërkon të dijë nëse Sandër Lleshi vijon të jetë pjesë e forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në mënyrë që mos të shkelet neni kushtetutës, që e ndalon ministrin të jetë i përfshirë në një veprimtari tjetër shtetërore. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 03/11/2018 11:05

    PRESIDENT BAFTJARI NUK E DEKRETON LLESHIN SE KA NDERMEND TE VEJE NE ATE DETYR BES KALLAKUN E IJES .

    Përgjigju
  • Toni: 03/11/2018 09:04

    President me Rekorde qe cilido i di!!! Z. Lleshi eshte njeri i pregatitur ne Europe, i qete, i sakt dhe inteligjent. Kjo i ben te tremben!! Jepe ate dekret o Hobbit

    Përgjigju
  • Jkk: 02/11/2018 21:44

    E pse eshte kaq e veshtire te merret nje vertetim, apo nuk jemi te interesuar qe te kemi nje minister te brendshem?

    Përgjigju
  • Emigrati: 02/11/2018 21:06

    Ky kokdaulle qē keni s"gjedhut per president eshte me i dhir se tahiri apo ndoje tjeter dhe kjo eshte dhurata e EDI RAMAMES.

    Përgjigju
  • Erik: 02/11/2018 21:03

    Rasti kur i jep rendesi vetes edhe pse s’ke gje ne dore. Qesharak!

    Përgjigju
    • qwerty: 03/11/2018 00:34

      me duket se ia paskan friken lleshit, por tani kokdaullen sidomos tani qe esht pajtu me toma doshin ndoshta do te behet faktor dhe te propozoj per minister te brendshem durim bamin

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale