Dekriminalizimi/ Relacioni i PD, 12 deputetë e 3 kryebashkiakë nën hetim

Dekriminalizimi/ Relacioni i PD, 12 deputetë e 3 kryebashkiakë nën hetim

Foto ilustruese

Në relacionin e projektligjit për Vetingun në politikë, Partia Demokratike ka bërë një bilanc të zbatimit të deritanishëm të ligjit të dekriminalizimit, të cilin e konsideron të pamjaftueshëm. Sipas relacionit, 12 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe tre kryetar bashkie janë nën hetim nga Prokuroria si subjekte të ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kanë deklaruar në formularët e dekriminalizimit problemet që kanë patur në të kaluarën.

Deri më tani, për fshehjen e të dhënave dhe falsifikimin e formularëve të dekriminalizimit është shkarkuar në detyra dhe më pas është dënuar nga gjykata kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, dënim i cili i është konvertuar në 60 ditë punë publike. Gjithnjë sipas dokumentit të opozitës, për shkak të veprimit të ligjit të dekriminalizimit janë larguar 18 kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Gjithashtu, në relacion thuhet se nga zbatimi i deritanishëm i ligjit të dekriminalizimit janë larguar gjashtë deputetë si dhe janë dorëhequr tre të tjerë.

Sa i takon zyrtarëve të tjerë të zgjedhur apo emëruar, sipas relacionit, janë larguar 45 drejtorë, janë larguar 110 zyrtarë të tjerë, janë shkarkuar 35 këshilltarë bashkie, janë dorëhequr 21 të tjerë, ndërsa janë dorëhequr edhe 5 deputetë.

Deputetë e kryebashkiakë u shkarkuan apo u larguan për shkak se ishin të dënuar për vepra penale të renda, si trafikim i qenieve njerëzore dhe favorizimit të prostitucionit; vrasje; përdhunim në grup apo trafik ndërkombëtar droge. Por efektet e këtyre rezultateve të dekriminalizimit duke larguar nga funksionet shtetërore individë të dënuar për kryerjen e krimeve u zhbënë, për shkak të transformimit në mënyra të reja të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe qeverisjes. Këto mënyra të reja të bashkëpunimit janë zëvendësimi i vetë eksponentëve të botës së krimit në institucionet më të larta të vendit me individë në shërbim të krimit të organizuar, të caktuar prej tyre në poste dhe detyra shtetërore, si dhe politikanë të lidhur drejtpërdrejt me eksponentë të krimit të organizuar. Për pasoje, dekriminalizimi rezulton i pamjaftueshëm për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin”, pretendon PD.

Dekriminalizimi i paplotë

Sipas opozitës duhet një dekriminalizim edhe më i plotë, duke e konsideruar ligjin aktual të pamjaftueshëm. “Opozita vlerëson se miratimi i këtij projektligji dhe Vetingu për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë, duhet të behet pa vonesë dhe të filloje të aplikohet menjëherë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga njerëz të lidhur me krimin e organizuar, por nga burra dhe gra, bij dhe bija që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar. Ky projektligj i shërben pikërisht dekriminalizimit të plotë të politikes, Vetingut ndaj çdo funksionari kushtetues dhe mos përdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin”, thotë opozita në relacion. Megjithatë, ndërkombëtarët kanë sinjalin e parë se janë kundër projektligjit për Vetingun në politikë, ndryshe nga dekriminalizimi, të cilin e mbështetën hapur. Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard, e pyetur për Vetingun në politikë, ka pohuar se çelësi i këtij procesi është SPAK dhe BKH.

Bilanci i dekriminalizimit

Deputetë të larguar 6

Deputetë të dorëhequr 3

Deputetë në hetim 12

Kryebashkiakë të shkarkuar 1

Kryebashkiakë në hetim 3

Zyrtare drejtues të larguar 45

Zyrtare të tjerë të larguar 110

Këshilltare bashkiake të shkarkuar 35

Këshilltarë bashkiake të dorëhequr 21

Kandidatë për deputete të larguar 18

Gjyqtarë të dorëhequr 5

Nëpunës publike lokale të larguar 89

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 23/09/2018 12:31

    Po Ai qelbesira e kamzes xhelal mziu na neverit

    Përgjigju
    • Hinglateri: 23/09/2018 18:09

      Mziy I Kamzes se shpejti Kryeminister

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës