Dekriminalizimi/ Roshi pranon dënimet dhe akuzën për falsifikim: Dua gjykim të shkurtuar

Dekriminalizimi/ Roshi pranon dënimet dhe akuzën për falsifikim: Dua gjykim të shkurtuar

Elvis Roshi

TIRANE-Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka pranuar sot akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Në sallën e gjyqit, Roshi tha se për shkak të neglizhencës e ka plotësuar gabim formularin, ndërsa kërkoi gjykim të shkurtuar. Pra, Roshi ka pranuar dënimet dhe dënimet jashtë vendit. Tashmë pritet pretenca e prokurorisë, ndërsa kujtojmë që Roshi u shkarkua nga detyra, pasi u akuzua se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

Gjithashtu Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”. Ajo ka zbuluar gjithshtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020