Dalin nga vetja aktorët, sulmojnë si të shitur kolegët që dolën pro Teatrit të Ri

Dalin nga vetja aktorët, sulmojnë si të shitur kolegët që dolën pro Teatrit të Ri

Aktorët që kundërshtojnë ndërtimin e Teatrit të Ri

Edhe pasditen e sotme një grup artistëst protestuan për çështjen e teatrit të ri Kombëtar. Ata sulmuan këtë pasdite kolegët e tyre të cilët janë shprehur në favor të ndërtimit nga e para të një godine për Teatrin Kombëtar, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta.

Ajo që ra në sy ishte humbja e kontrollit deri në fyerje personale kundrejt kolegëve. Aktori Arben Derhemi që është kryetar i Sindikatës së Artistëve të TK-së, sulmoi direkt aktorin Artan Imami, por jo vetëm, që sipas tij do të përfitojë nga Ministria e Kulturës.

Dy fjalë për ata që kishe mbledhur sot atje, meqë na akuzove për PD-istë. Njëri të bën fushatë elektorale në Ersekë, Tjetri të bën fushatë elektorale në Tiranë, tjetri do të bëhet drejtor i amfiteatrit që ti sapo bëre dhe del atje dhe flet. Njëri do të marrë sportelin e vetëm që do të jetë në Shqipëri për marrjen dhe për mbledhjen e fondeve  për të drejtat e autorit, quhet Artan Imami, na vinte këtu dhe na mblidhte firma. Na mblidhte firma të dashurit e mi, që sot del dhe thotë: Skeni turp. Ai njeri do të përfitojë nga Ministria e Kulturës sportelin e vetëm të mbledhjes së të drejtave të autorit, që ta dini mirë.

Arben Derhemi, aktor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 26/06/2018 09:37

    Kjo eshte arritja e suksesit opozitar per shemtine,Kjo eshte skenar i shemtuar,i vrazht per artin.Arti nuk duron vrazhdesine, Mbrone veteveten,artin dhe vleraen materiale e shpirterore te artit,Jo nje ndertese,para renies vetshktarrrimit,nje ngodherire.Arti, kerkon ambient artistik, merreni ate,ju ofrohet meritueshem, e meritoni,Populliu e kerkone nivelin jo mkujtimin e shemtise.

    Përgjigju
  • Eri: 25/06/2018 23:42

    Artikull i nisur nga bashkia. Pas gjithe ketyre diteve ka akoma media qe sulmojne qytetaret dhe artistet qe jane kundra ndertimit te kullave.

    Përgjigju
  • Gerti: 25/06/2018 21:57

    Kur u be ky Derdimeni kaq i kulluar nga ndergjegjia dhe shpirti? Ky eshte nje pijanec ordiner qe shkollen ja dha kunati Gezim Rudi( Fredi tek Pallati 176). Po ky kunat qe futi ne akademi kete te paafte lapangjoz i ndau motren duke e akuzuar me te drejte per kurveri. Ka me te shitur se ky qoftexhi legen. Cfare rolesh ka luajtur ky llafazan qe i lutej Laert Basilit per nje rroge? Ky shok i ngushte me Sokol Olldashin dhe sa u be ai minister nga shpirtligesia dhe zilia e katundarit te tirones nuk la fjale pa thene per te. O Ben Derdimeni foli atyre qe nuk te njohin o palacio cirku. Mos merr te tjeret neper gojrn tende qe vjen era m.t, kur vete je i dhjere dhe i permjere familjarisht.

    Përgjigju
  • Dita: 25/06/2018 21:56

    A ka mundesi te marin lejen keto aktoret qe gjithe jeten kane ndejtur dhe kane ngrene e pire...lejeni kur te keni fonde...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet