Delvinë, AKU bllokon 400 kg djathë jashtë kushteve higjieno-sanitare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në fshatin Kalas të qytetit të Delvinës, ka bllokuar 400 kg produkte bulmeti, përkatësisht djathë i bardhë për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Vlorë gjatë inspektimit në këtë zonë kanë konstatuar një baxho, e cila ushtronte aktivitet të paligjshëm, në pronësi të: Ismail Kurra.

Operacioni u zhvillua nga AKU Vlorë. Prej kontrollit rezultoi se subjekti, ishte i pa regjistruar në QKB dhe tregtonte produkte bulmeti të pasigurtë, pa kushte higjieno-sanitare, pa raport analizë dhe në mungesë të dokumente të tjera shoqëruese.

Për këto shkelje në bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e DRAKU -së Vlorë kanë marrë masën administrative me gjobë në vlerën e 400 000 lekëve, masën e sekuestrimit të produktit si dhe masën e menjëhershme të ndërprerjes së aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i ushqimit është e vendosur për të garantuar sigurinë ushqimore në të gjithë zinxhirin e prodhimit, tregtimit të produkteve të bulmetit.

AKU i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë blerje vetëm në subjekte të pajisura me kupon tatimor, i cili përveçse është detyrim gjithashtu është mënyra e vetme e gjurmueshmërisë së produkteve.

Ora 19:44
FOTO/Delvinë, AKU bllokon 400 Kg produkte bulmeti për tregtim të pasigurt
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

    Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK