Dëm 820 mln lekë ndaj klientit, banka dhe stafi vihen nën akuzë (Emrat+Detaje)

Dëm 820 mln lekë ndaj klientit, banka dhe stafi vihen nën akuzë (Emrat+Detaje)

Prokuroria e Tiranës dhe BKT

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur Bankën Kombëtare Tregtare me seli në Tiranë, 3 punonjës të saj si dhe biznesmenin Lefter Sulkaj të arrestuar nga Maj 2018. Hetimet janë zhvilluar prej disa muaj në kuadër të veprës penale mashtrim me pasoja të mëdha ku ka rezultuar se Ardian Dauti ka lëvruar një fond prej 300 mijë dollarë dhe 41 milionë lekë për llogari të Lefter Sulkajt me premtimin se do përfitonte nga ky transaksion.

Por sipas hetimeve ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë përfitim ndërsa negociator të transaksionit me premtimin e rremë sipas hetimit të prokurorisë së Tiranës rezulton stafi i bankës. Ky hetim i prokurorisë ka nisur në maj të vitit 2017 pas kallëzimit të depozituar nga Ardian Dauti ndaj Lefter Sulkajt, Anila Bushit, Vilma Godes, Valbona Derhemit dhe subjektit Sulkaj shpk e bankës BKT.

Kontrata mes Dautit dhe Sulkajt ka qenë huadhënie me afat deri në 12.12.2016, por nga kjo hua Dauti ka përfituar kthimin e vlerave 30 mijë euro dhe 11 milionë lekë të reja ndërsa diferencën tjetër ende dhe sot se ka marrë. Burime nga akuza sqaruan për ReportTv se ky është rasti i parë kur një bankë merret e pandehur për mashtrim ndaj klientëve të saj në territorin e Shqipërisë. Kërkesa i është drejtuar gjykatës së Tiranës e cila pritet të shortojë dosjen dhe të vendosë trupën gjykuese dhe datën se kur do të nis ky proces ku në mashtrim është përfshirë dhe banka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë