DËMET/ 25 pallate të paqëndrueshëm në Shijak! Shembet me eksploziv godina në Institutin Bujqësor (VIDEO)

Nis shembja e konvikteve në Institutin Bujqësor. Ndërkohë në Shijak 25 pallate janë shpallur të paqëndrueshëm. Rreth orës 18:00, inxhinierët e huaj të vendosin se cili do të jetë fati i tyre, nëse ata do të riparohen apo do të merret vendimi për t’i shembur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
Prishen godinat e pabanueshme te Bujqësori, Rama dhe Veliaj japin lajmin e mirë për familjet dhe studentët

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit dhe të Forcave të Armatosura nisën demolimin e dhjetë godinave në Universitetin Bujqësor, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti dhe paraqisnin rrezik për familjet dhe studentët e strehuar aty. Pas sistemimit të familjeve që jetonin në 8 prej këtyre godinave në banesa me bonus qiraje, si dhe kompensimit të studentëve që jetonin në dy godinat e tjera, i është hapur sot rruga edhe projektit për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me Kryeministrin Edi Rama ndoqën nga afër shembjen e godinave, ku siguruan se mbi këto rrënoja krijohet një mundësi e re për të gjithë ata që studiojnë aty.

Kryeministri Rama theksoi se e gjithë zona do të transformohet, ndërkohë që studentët do të kenë kushte moderne. “Rektor, fazë e re për kampusin. Gjërat nuk vijnë të gjitha vetëm për të këqija. Vijnë edhe për të bërë ca të mira. Tani, në këtë rrugë e sipër nga çfarë ndodhi dhe çfarë u rrënua, duhet të rindërtojmë 100 herë më mirë seç ka qenë. Do bëhen konvikte që do jenë për të gjithë studentët e Universitetit Bujqësor, edhe mblidhen të gjithë këtu. Pastrohet gjithë situata dhe ata njerëz që ishin atje, që rrinin në ato kushte mizerabël të shkojnë nëpër shtëpi me qira. Ishin bërë të burgosur të vetë “liri demokracisë” që kujtuan se ju erdhi”, u shpeh Rama.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se do të shtohen hapësirat dedikuar studentëve, ndërsa dha lajmin e mirë edhe për familjet që për vite me radhë kishin zaptuar godinat duke jetuar në kushte të vështira. Veliaj theksoi se edhe këto familje do të kenë kushte shumë herë më të mira strehimi se sa ku ishin. “U kemi çuar kolegëve tanë në Holland planimetrinë e vendit, besoj do të kemi një dizajn para Vitit të Ri se çfarë do të jetë kampusi. Kemi kërkuar për më shumë hapësirë sepse një student i UB nuk bënë dot atë vajtje-ardhje në Tiranë. Ne duam të shtojmë më shumë hapësira pasi vetëm dy godina ishin me student. Tetë godina ishin të zaptuara. Tani ata kanë marrë të gjithë qira për shtëpitë ku janë futur, do marrin nesër një apartament tek këto ndërtimet e reja që ne do të bëjmë dhe këta do të zhvendosen si lagje”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se edhe inertet të cilat mbesin pas prishjes të këtyre godinave, do të përdoren për terminalin provizor që po bëhet tek kthesa e Kamzës.  “Tani të gjitha këto përdoren si inerte për terminalin provizorë që po bëjmë tek kthesa e Kamzës, që në kohën tuaj në bashki ka qenë ideja terminalit aty. Momentalisht po transferojmë terminalin e “Shqiponja” që të hapet kantieri për të ndërtuar nënkalimin tek kthesa e Kamzës me përfundimin e këtyre inerteve atje, transferohet para Vititi të Ri terminali aty dhe fillon tek Unaza e Re”, tha Veliaj, teksa e njohu kryeministrin edhe me ecurinë e punimeve për shkollën e re në Kodër Kamëz, e cila ka hedhur edhe katin e dytë.

“Jemi në katin e dytë të shkollës së re “Nënë Tereza” që është këtu tek Kodër-Kamza, pra në hyrjen e UB tek toka private që kishim shpronësuar. Me dizajn të Stefano Boerit do të jetë një nga shkollat më të mira ndoshta dhe besoj që edhe mesazhi që merr zona, pra që çdo gjë që prishet vjen një gjë shumë herë më cilësore”, tha ai.

Ora 16:00
Tiranë, shembet me eksploziv godina te Bujqësori, në total do të prishen dhjetë

Në zonën e Institutit Bujqësor është shembur godina e parë nga dhjetë që janë planifikuar në total. Godina 3-katëshe ku banonin familjarë që pas viteve '90 u dëmtua nga tërmeti duke u bërë e pabanueshme. Shembja e godinës është bërë me shpërthim të kontrolluar. Nga dhjetë godinat që do të shemben, tetë banoheshin nga familjarë, ndërsa vetëm dy prej tyre nga studentë. Familjarët që banonin në këto godina kanë përfituar nga bonusi i qirasë për një vit nga bashkia. Në zonën ku do të hidhen godinat do të ndërtohet një kampus universitar. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.

1576249249_SHEMBET.jpg

Ora 14:30
Durrës, banorët e lagjes 17 në protestë para bashkisë: Ndërtuesi të riparojë dëmet e pallatit (VIDEO)

Banorët e pallatit në lagjen nr 17 në Durrës kanë protestuar para bashkisë. Ata deklarojnë që pallati ku ata banojnë ka pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit . Sipas tyre pallati nuk paraqet rrezikshmëri për të banuar por ka dëme në suvatime dhe duhen rregulluar. Banorët kërkojnë nga ndërtuesi që të rikonstruktojë dëmet e shkaktuara ndërsa e akuzojnë se nuk u është përgjigjur.

Në këto kushte banorët kërkojnë një zgjidhje dhe riparim të dëmeve të pallatit. 

1576233666_durrsi7.jpg

Ora 13:21
Nis shembja e godinave të dëmtuara nga tërmeti në Universitetin Bujqësor të Tiranës (VIDEO)

Ka nisur sot shembja e godinave të konvikteve në Institutin Bujqësor. Pas tërmetit të 26 Nëntorit 10 godina të Institutit Bujqësor janë vlerësuar me dëmtime. Ndërkohë ministria e Mbrojtjes njofton se në orën 15:30 të ditës së sotme, do të bëhet shpërtimi i komanduar i një godine në UBT.

1576237628_prishjet001.jpg

Ora 12:32
25 pallate të paqëndrueshëm në Shijak, kryetari i Bashkisë: Sot inxhinierët e huaj do të vendosin për fatin e tyre (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, në një prononcim për gazetarin e Report TV, Merin Maçi ka theksuar se çdo dëmtim që është bërë me 26 nëntor nga tërmeti do të riparohet, e ndërsa atje ku nuk është e mundur, do të ndërtohet nga e para.

Për qytetarin e parë të Shijakut, shumica e banorëve që banesat e tyre u janë shpallur të pabanueshme janë strehuar, ndërsa thotë se janë 25 pallate të paqëndrueshëm.

Po pritet që rreth orës 18:00, inxhinierët e huaj të vendosin se cili do të jetë fati i tyre, nëse ata do të riparohen apo do të merret vendimi për t’i shembur.

“Nga rënia e tërmeti bashkia e Shijakut mori të gjitha masat, gjithashtu dhe 12 grupi verifikimi për dëmet. Kemi hyrë në një fazë tjetër. Faza e evidentimit. Në bashkinë e Shijakut, kemi 1800 inspektim.  Kemi 25 pallate të klasifikuar të paqëndrueshëm.

Bashkia e Shijakut, ka ngritur dy grup strehime. Shumica e banorëve janë strehuar tek të afërmit te tyre. Qeveria ka garantuar edhe fondin e qirasë. Grupet janë në terren. Jemi në gjendje të mirë për sa i përket strehimit.

Deri në këto momente, nuk kemi ende një faturë financiare për tërmetin e 26 nëntorit.
Çdo dëmtimi i parë nga tërmetit, ose do të riparohet ose do të ndërtohet nga fillimi.

Banorët që jetojnë tek pallatet me kryqin e kuq, janë të strehuar. Të gjithë banorët, që kanë banesat tek pallatet me kryq të kuq, janë strehuar.”-tha Arbana.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xixa: 13/12/2019 16:18

    do denohen ashtu sikurse jane denuar deri me sot hajdutet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin