Demokrati minoritar - Ramës: Arrestove Kserën për show! Kryeministri: Këto i bën Prokuroria

Kryeministri Edi Rama ka gjetur, gjatë dëgjesës me përfaqësues të minoritetit grek në Dropull, një votues të Partisë Demokratike.   

Minoritari e quajti provokim arrestimin e Spiro Kserës për abuzime me tendera dhe iu drejtua Ramës se nuk duhet ta kishte prangosur ish-ministrin, ndërsa e quajti problematik promovimin e nacionalizmit. Por i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të qeverisë i cili tha se arrestimet nuk i bën qeveria, por Prokuroria.

Minoritari: Promovimi i nacionalizimit ka provokuar probleme. Unë jam i Partisë Demokratike. Ai që mund të kundërshtonte Vangjel Tavon ishte Spiro Ksera. A ishte provokim për minoritetin arrestimi i ish-ministrit përpara derës së shtëpisë?

Edi Rama: Unë Spiro Kseren nuk e kam takuar, por kam pasur raportit shume te mire, dhe i jap dorën kudo qe ta takoj, por problemet e tij me tenderat i zgjidh prokuroria, nuk i zgjidh unë. Qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën Prokuroria. Dhe këtë e kam edhe për shumëkënd që duhet qenë i dëshpëruar nga shumë vite padrejtësira ka humbur durimin e thotë duke mu drejtuar mua pse nuk fut në burg këtë e atë, pse nuk kap këtë e atë. Lavdi popullit shqiptar në '90, sistemi ku të kapte e fuste në burg partia, qeveria, kryeministri, mori fund. Sot jemi në një sistem ku këtë gjë do ta bëjë vetëm drejtësia. Dhe ajo që shumicat parlamentare në demokraci kanë të detyrë të bëjnë është të krijojnë kushtet me reforma që drejtësia të funksionojë. Ndërmorëm pas shumë vitësh reformën në drejtësi dhe në një kohë rekord.

Dëgjesa e Ramës me banorët e Dropullit:

Rama: Më shikoni shumë shpesh në televizor, edhe në frigorifer ka mundësi. Unë nuk dua zgjas shumë fjalën, ju jap fjalën ju të shprehni shqetësimet tuaja.

Minoritari: Nuk flas as për drogën as për korrupsion, as për ministra dhe ish-ministra të Brendshëm. Nga ana e qeverisë është mohuar dhe nga përfaqësuesit tuaj të Partisë Socialiste, por është mohuar Bashkia e Dropullit. Na kanë denigruar përfaqësuesit tuaj të PS, takimet janë bërë edhe me ministrin e jashtëm, edhe me ministren e kulturës, Arqile Deçka është gjetje gjuhe mes Spiro Kserës dhe Vangjel Tavos. E keni bërë antidropullizëm e të shikohen të gjithë sikur janë Vangjel Tavo, të pushohen 50 dropullitë në Gjirokastrës është e papranueshme.

Rama: Zgjedhjet do të vijnë e do kesh kohë të bësh fushatë kundër PS në zgjedhje, tani më bëj pyetjet.

Minoritari: Këshillat të mos jenë këshilla të bukurisë por të jenë që të nxjerrin mendime për popullin, në meritokraci të jetë ai që të vendosë. Disa herë për të sfumuar kuqezitë, për të hequr nga tepsia PDIU shumë mirë ke bërë.

Rama: Po ku e gjete PDIU? Apo je i LSI vetë?

Minoritari: Jo, jam demokrat.

Rama: Si je provokuar ti nga nacionalizmi im?

Minoritari: Nacionalizmin e kishe për të larguar vëmendjen nga problemet...

Rama: Po çfarë fjale më ka provokuar?

Minoritari: Po që të zgjerohemi deri atje ku e ke thënë, nuk është provokim...

Minoritari: Mos e ka thënë qirje Saliu këtë?

Minoritari: Arrestimi flagrant i një ministri, para fëmijëve të tij te dera e shtëpisë? A ishte provokim, drejtësia nuk mund të arrestonte një ish ministër për show...

Rama: Respekte që na ke nderuar dhe ky është shembull që takimet janë të hapura dhe kushdo mund të vijë e të bëjë propagandë këtu. Së pari qeveria nuk arreston njerëz, i bën prokuroria ato.

Rama: Unë Spiro Kserën nuk e kam takuar, por kam pasur raportit shumë të mirë, dhe i jap dorën kudo qe ta takoj, por problemet e tij me tenderat i zgjidh prokuroria, nuk i zgjidh unë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
'Drejtorin e Hipotekës e kemi të mirë'/Rama në Dropull: S'kam motër t'ia jap për grua

Kryeministri Edi Rama nuk ka shmangur batutat me banorët e Dropullit, gjatë dëgjesës së zhvilluar mesditën e sotme. Minoritarët i janë ankuar kreut të qeverisë për problem të ndryshme me institucionet, por ka pasur edhe nga ata të cilët kanë zgjedhur të bëjnë të kundërtën, të vlerësojnë punën e titullarëve, ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim deri tani.

Një prej banorëve i tha Ramës se drejtori i Hipotekës ishte njeri i mirë. Por përgjigjja e kryeministrit ishte përmes kësaj batute: "Këtu kemi ardhur për punë nuk kemi ardhur për krushqi. Nuk kemi motër t’ia japim për grua".

Qytetari: Unë kam vetëm një gjë dua të falënderoj, drejtori ne Hipotekës se e kemi shumë të mirë.

Rama: Po as ai nuk kishte gjë me drejtorin, e kishte me institucionit. Këtu kemi ardhur për punë nuk kemi ardhur për krushqi. Nuk kemi motër t’ia japim për grua. Mos i dil për zot drejtorit, drejtori të bëjë punën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cameria: 21/05/2018 17:51

    Po cfare drejta po kerlojne keta grekofila?? Keta nuk e din se çka janë e çka thojne Na kanë largue nga Cameria dhe askush nuk pergjigjet per kete punë!!

    Përgjigju
  • Drejtesia: 21/05/2018 15:16

    Kujdes zoti krueminister, se minoriteti është biznes i qirje Vangjelit! Dhe qirje vangjeli me Saliun janë kualicion i paris së vitit 36, po përpiqen të kërcejnë atë palikarin por kanë ngecur se kanë valle të kundërta njëri me daulle e tjetri me def, nuk po u lidhet vallja. Hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht