Ish-të përndjekurit/ Skadon afati, edhe 11 ditë për dëmshpërblimet

Ish-të përndjekurit/ Skadon afati, edhe 11 ditë për dëmshpërblimet

Foto ilustruese

Edhe 11 ditë kanë mbetur nga afati përfundimtar, që Ministria e Financave dhe Ekonomisë u ka dhënë disa qindra vetëve, ish-të përndjekur apo trashëgimtarë të tyre, që duhet të trajtohen me dëmshpërblim. Po rata nuk mund të tërheqin shumat e akorduara në bazë të ligjit për dëmshpërblimin, pasi u mungon llogaria bankare, e cila rezulton të jetë e mbyllur.

Ministria e Financave u kërkon përfituesve të dorëzojnë në Drejtorinë e Pagesave numrin e llogarisë funksionale për të marrë dëmshpërblimin. Lista e mëposhtme emërore është e atyre personave, të cilëve u ka kaluar pagesa në bankë në harkun kohor 2016-2017, por numrat e tyre të llogarisë kanë qenë të mbyllur. Përfituesit duhet të dorëzojnë numra të rinj të llogarive bankare (aktivë) deri më 29 qershor, pra mbeten edhe 11 ditë kalendarike.

Kalimi i dëmshpërblimit tek përfituesit e tij nuk mund të bëhet kur nuk plotësohen disa kushte. Kështu, të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës, në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.
Kur kemi ndryshim të identitetit, (emër/mbiemër), apo në rastet kur në çertifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një shkronjë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emri të jetë i njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.
Në rast se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një çertifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të çertifikatës, apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

( Kliko për listën ) e plotë me emrat e të ish- pëndjekurve

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës