Dëmshpërblimi, ja ndryshimet në ligjin për ish-të përndjekurit

Dëmshpërblimi, ja ndryshimet në ligjin për ish-të përndjekurit

Ish-të përndjekurit politikë

Ndryshojë sërish rregullat për ish-të përndjekurit që janë ende gjallë, apo familjarët e tyre, të cilët përfitojnë nga dëmshpërblimi, i njohur nga shteti shqiptar sipas ligjit përkatës dhe që ende nuk e kanë marrë ende atë të plotë. Në Këshillin e Ministrave ka kaluar dje një projektligj, sipas të cilit në Kuvend do të dërgohen për miratim disa amendime në ligjin aktual, sipas propozimit të tre ministrave: atij të Financave dhe Ekonomisë, asaj të Drejtësisë dhe asaj të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Konkretisht, shtesat dhe ndryshimet kanë të bëjnë me ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i cili edhe më parë është ndryshuar disa herë. Qeveria kërkon që ky projektligj të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament.

PërfituesitSipas projektligjit, propozohet që të shtohet një pikë e veçantë me këtë përmbajtje: “Në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë, të përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni, dëmshpërblimi financiar, për pjesën takuese të tyre, kalon në buxhetin e shtetit”. Në kuptim të këtij ligji, me familjarë deri tani nënkuptohen, pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, vetëm pasardhësit direktë: bashkëshortja, fëmija, fëmijët, vëllezërit dhe motrat. Më parë, në radhën e përfituesve ishin listuar edhe nipërit dhe mbesat e ish-të përndjekurve që nuk janë gjallë.

Shpërndarja e fondit
Një ndryshim tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me mënyrën se si do të shpërndahen fondet në dispozicion nga Buxheti i Shtetit. Në ligjin aktual propozohen ndryshimet si më poshtë. Së pari, kufizohet shuma e këstit. Sipas p/ligjit, në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se një milion lekë.

Së dyti, për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi tetë milionë lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në një milion lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit.

Së treti, do të përfitojnë ata që kanë këst më të ulët për të marrë. Kështu, thuhet se “me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit, për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit”.

Synimi
Sipas relacionit të projektligjit, objektivat kryesore të synuara nëpërmjet tij projektligji janë përmbyllja përfundimtare e procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist, ende në jetë; heqja e raportit të përcaktuar të fondit të miratuar, ku 70% i vihej në dispozicion kategorisë parësore dhe pjesa tjetër i shpërndahej kategorisë së trashëgimtarëve; dëmshpërblimi i plotë, për të gjithë ata ish të dënuar, të cilët janë ende në jetë, por që për shkak të kufizimeve aktuale të kuadrit ligjor në fuqi, ku përcaktohet ndarja e shumës së dëmshpërblimit në 8 këste, me vlerë maksimale 1.000.000 lekë, nuk kanë marrë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit. Ndërkohë që, ekzistojnë subjekte parësore, të cilat e superojnë këtë vlerë (8 x 1.000.000 lekë). Gjithashtu, ky projektligj synon të trajtojë ato subjekte përfituese, vlera totale e miratuar për të cilët është deri në 1.000.000 lekë, duke krijuar mundësinë që të likuidohen në një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit.

Kategoritë
Kush përfiton dëmshpërblim sipas ligjit

Dëmshpërblim financiar përfitojnë ish-të dënuarit politikë, të cilët kanë vuajtur persekutimin e drejtpërdrejtë në regjimin komunist, nëpërmjet kryerjes së dënimeve penale të padrejta, si burgim apo masa mjekësore të detyrueshme, si pasojë e një apo disa vendimeve penale të formës së prerë të gjykatave të zakonshme, gjykatave speciale apo të urdhrave të organeve të hetuesisë, gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991. Po kështu, përfitues janë familjarët e viktimave, të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht për motive politike, me vendime penale të formës së prerë të gjykatave të zakonshme apo speciale, ose me urdhra të organeve të hetuesisë, gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991. Nga ana tjetër, marrin dëmshpërblim financiar personat e internuar ose të dëbuar, me kusht që humbja e jetës apo periudha e vuajtjes së internimit ose dëbimit të vërtetohen me dokument, të krijuar si burim arkivor para datës 1.10.1991.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri