Dëmtim i frikshëm për Rey Manajn, kundërshtari e godet me taka në kokë, përfundon në spital

Dëmtim i frikshëm për Rey Manajn, kundërshtari e godet me taka në kokë, përfundon në spital

Momenti i dëmtimit të Rey Manajt dhe largimi me barrelë nga fusha

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj pësoi një dëmtim të frikshëm në minutën e 30-të të takimit mes Granadës dhe Albasetes. Pas një përplasje me kundërshtarin ai ra pa ndjenja dhe u transportua drejt spitalit. Ishte një lojtar i Granadës i cili në dyluftim me Manajn e godet këtë të fundit me taka në kokë duke e lënë të shtrirë në fushë. Mjekët janë futur menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe ai është larguar me urgjencë drejt spitalit.

Në pushim të pjesës së parë faqja zyrtare e klubit te Albasetes ka sqaruar gjendjen. “Manaj është transferuar në spitalin ‘PTS’ për t’iu nënshtruar testeve të ndryshme që diagonstifikojnë shtrirjen e traumës në kokë që pësoi pas goditjes së parë gjatë ndeshjes”, thuhej në njoftim.

Gjyqtari e ndëshkoi vetëm më karton të verdhë Sançezin, lojtarin e Granadës i cili dëmtoi sulmuesin. Rei Manaj ishte zgjedhur titullar në këtë takim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason