Dëmtim serioz për Sadikun, rrezikon të mbetet gjatë jashtë fushave

Dëmtim serioz për Sadikun, rrezikon të mbetet gjatë jashtë fushave

Armando Sadiku duke lënë fushën pas dëmtimit

Armando Sadiku, futbollisti shqiptar ka marrë një dëmtim serioze gjatë ndeshjes së fundit. Dhe pse luajti vetëm pjesën e dytë, aktivizimi i tij i solli dëmtimin. Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim në gju, gjatë ndeshjes miqësore që Levante luajti me Heerenven, të fituar me rezultatin 3-1. 

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi spanjoll njoftoi se sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, e do t’iu nënshtrohet testeve të tjera mjekësore.

Sadiku rrezikon që të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, ndërkohë që në fillim të muajit shtator, Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjet e saj të para të Ligës së Kombeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale