Dëmtohet për herë të 22 te Real Madridi, mediat spanjolle tallen me Garreth Bale

Dëmtohet për herë të 22 te Real Madridi, mediat spanjolle tallen me Garreth Bale

Garreth Bale, futbollist i Real Madrid

Të enjten Real Madrid barazoi 2-2 kundër Villareal, por ky nuk ishte lajmi i vetëm i hidhur për “galaktikët” në këtë sfidë. Kjo pasi ‘ylli’ i skuadrës Garreth Bale pësoi një tjetër dëmtim, i cili është i 22 që prej kohës kur ka mbërritur te kampionët e Europës.

Mbas ndeshjesh trajneri Solari u shpreh se nuk ishte i shqetësuar për Bale pasi dëmtimi nuk ishte serioz, por sot gazeta “AS” shkruan se 29-vjeçari mund të mungojë nga 2 deri në 4 javë. Pas ekzaminimeve rezultoi se uellsiani ka probleme me gjurin e këmbës së majtë. 

Duke parë dëmtimet e shumta që pëson futbollisti, mediat në Spanjë i kanë vendosur një pseudonim tallës. Sot në faqen e parë ishte Bale me titullin “Mr Glass”, ose “Zoti qelqi”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës