Denar Biba replika në FB: Ledio Bianku s’hap më telefonin, jo më të flasë për 'shantazhin'

Denar Biba replika në FB: Ledio Bianku s’hap më telefonin, jo më të flasë për 'shantazhin'

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba tha sot se do ti drejtohet me një letër zyrtare Gjykatës së Strasburgut pasi pretendon të jetë përgjuar në mënyrë të paautorizuar brenda ambienteve të kafes së kësaj gjykate, duke lënë të kuptohet se ishte vetë gjyqtari Ledi Bianku ai që mund ta ketë bërë një gjë të tillë.

Por përveç kësaj, Biba ka vazhduar të flasë për çështjen e të sqarohet edhe në rrjetet sociale. Ai shpreh zhgënjimin pse njeriu që e konsideronte mik nuk ia hap telefonin dhe pse nuk del publikisht të pranojë nëse është shantazhuar.

“Kam një keqardhje dhe zhgënjim të madh që personi të cilin deri dje e konsideroja mik, megjithë kërkesën time të vazhdueshme, refuzon të më përgjigjet në telefon apo të dalë dhe të thotë pa ekuivok nëse i kam bërë shantazh apo jo dhe, nëse i kam bëre, pse dreqin nuk u ngrit nga tavolina e të më telendiste. Jo vetëm që ndejtëm e u fjalosëm, por jemi takuar e ndenjur e fjalosur edhe më pas. Termi i përdorur prej meje është tashmë për inerci të një historie shumëvjecare”

Denar Biba

 

Komentet në Facebook-un e Denar Bibës

Pas një audiopërgjimi të botuar në media, ishte Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ai që në një konferencë për mediat akuzoi nënkryetarin e KQZ-së Denar Biba, se shantazhoi gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku që ky i fundit të ndikonte tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, me qëllim që të ndihmonte qeverinë, kundër interesit të popullit shqiptar.

Sipas PD-së, Biba ka vepruar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi. Çështja e pretenduar nga Partia Demokratike, ka lidhje me dosjet e dërguara nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. PD pretendon se qeveria shqiptare kërkoi nëpërmjet ndikimit tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, që të gjitha rastet e dërguara nga Shqipëria që kishin lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave të pezulloheshin ose të shtyheshin, deri në miratimin e një ligji pasi vendimet e Strasburgut do të ndikonin tek gjykatat shqiptare duke e vendosur qeverinë shqiptare mbi barrën e dëmshpërblimit. Por, deri më tani, në akuzat e artikuluara nga PD dhe në audio-përgjimin e publikuar, nuk ka në asnjë rast një provë të qartë që të tregojë se nënkryetari i KQZ-së, kërcënon apo shantazhon Ledi Biankun për të ndikuar tek Spelmann.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILIRI: 30/08/2018 22:34

    ÇA E VRET MENDJEN DENAR PER DAVA SHKERDHATASH ROBET KU TI KET PLERA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë