Dënimi i ish-kryebashkiakut të Kavajës, Bylykbashi: Doli i buzëqeshur, triumfoi mbi drejtësinë

Dënimi i ish-kryebashkiakut të Kavajës, Bylykbashi: Doli i buzëqeshur, triumfoi mbi drejtësinë

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi

Pas dënimit të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, me 60 orë pune të detyruar, një reagim ka ardhur nga radhët e opozitës.

Deputeti Oerd Bylykbashi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se Roshi u dënua me një dënim të “tmerrshëm” edhe pse u provua që ka falsifikuar formularin shtetëror dhe për këtë dënimi shkon deri me burg.

Pashë Elvis Rroshin të dilte i qeshur e me kokën lart nga gjykata. Në atë buzëqeshje, ai shprehte triumfin mbi drejtësinë me ndihmën e tutorit të tij politik. 

Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së

Disa ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi me 7 muaj e 15 ditë burg, për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul në 5 muaj, po duke pasur parasysh që kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim dhe në fund dënimi u pezullua duke u konvertuar në 60 orë punë publike të detyruar. Elvis Roshi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Postimi i plotë: 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë