Dënohet me burg, Jean-Claude Arnault anëtari i 19-të i Akademisë së Nobelit

Dënohet me burg, Jean-Claude Arnault anëtari i 19-të i Akademisë së Nobelit

Jean-Claude Arnault

Me një vendim unanim, Gjykata në Stokholm ka dënuar më në fund  anëtarin e akademisë suedeze së Nobelit Jean-Claude Arnault, bashkëshortin e anëtares së jurisë: Katarina Frostenson, që ndan çmimin më prestigjioz të letërsisë së botë, me dy vjet burgim, që është dënimi minimal.

Gjykatësja Gudrun Antemar ka thënë se ka pasur “dëshmi të mjaftueshme për të dënuar të pandehurin për një nga dy akuzat për dhunim, për të cilat është akuzuar; shumica e të cilave dolën gjatë deklaratave në procesin e gjykimit nga pjesa e dëmtuar dhe disa nga dëshmitarët”. Vendimi erdhi në fillim të javës së çmimeve “Nobel”, pak kohë pasi u nda ai për mjekësi.

Pas gjykimit me dyer të mbyllura, prokurorja publike, Christina Vogit, ka bërë thirrje që Arnault të dënohet me të paktën tre vjet burgim. Dënimi maksimal në Suedi për dhunim është gjashtë vjet.

72-vjeçari Arnault, që është një figurë me ndikim në skenën kulturore suedeze për shumë dekada,  u përball me akuzat se ai e ka detyruar një grua të kryente marrëdhënie seksuale në një apartament në Stokholm më 5 tetor të vitit 2011 dhe se e kishte dhunuar atë prapë më 2 dhjetor në të njëjtin apartament derisa ajo ishte në gjumë.

Në deklaratë, gjykata ka thënë se Arnault, i cili tërë kohën është krenuar se është “anëtari i 19-të” i akademisë suedeze” është gjetur fajtor për akuzën e parë dhe i pafajshëm për të dytën. “Pala e dëmtuar është shpërblyer me kompensim”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë.


 

Jean-Claude Arnault dhe Katarina Frostenson
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 02/10/2018 17:48

    Arnault nuk eshte anetar I akademise suedeze, eshte martuar me nje anetare dhe per shkak te ndikimit te tij ne sferen kulturore e quajne si anetari I 19. Akademia vetem 18 anetare ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë