Dënohet një çeçen në Gjermani, kishte udhëtuar në Siri për t'iu bashkuar IS-it

Dënohet një çeçen në Gjermani, kishte udhëtuar në Siri për t'iu bashkuar IS-it

Foto ilustruese

Nga një gjykatë në Gjermani një burrë 29-vjeçar nga Çeçenia është dënuar me katër vjet e dy muaj burgim, pasi kishte udhëtuar drejt Sirisë, me qëllim që t’i bashkohetdhe të luftojë përkrahë grupit militant, Shteti Islamik.

Sipas autoriteteve gjermane thonë se i dënuari kishte udhëtuar në mars të vitit 2014 nga qyteti Bremen i Gjermanisë drejt Sirisë, ku i ishte bashkuar njësiteve luftarake të organizatës terroriste.

Bëhet e ditur se gjatë gjykimit janë shfaqur video dhe fotografi të të dënuarit, ku ai shfaqet në kontoje të IS-it, gjatë një udhëtimi drejt qytetit kurd, Kobane. Pasi kishte pësuar një lëndim në këmbë, ky person ishte kthyer në Bremen në fillim të vitit 2015.

Gjithsesi i akuzuari kishte pranuar se ai është personi që është shfaqur në fotografitë dhe videot që autoritetet ofruan si dëshmi gjatë gjykimit ndaj tij. Megjithatë, gjykata nuk ka mundur të dëshmojë nëse i akuzuari ka marrë pjesë në ndonjë betejë të IS-it.

Mirëpo,pala mbrojtëse e të dënuarit ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës gjermane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës