Denoncimi i PD, Nikolla tërheq kërkesën për marrjen e të dhënave personale të prindërve

Denoncimi i PD, Nikolla tërheq kërkesën për marrjen e të dhënave personale të prindërve

TIRANE-Pas akuzave të forta nga PD, Ministria e Arsimit ka tërhequr kërkesën për dhënien e informacionit personal nga prindërit. PD akuzoi sot se ministria e Arsimit po mbledh të dhënat personale të prindërve përmes nxënësve për t’i përdorur për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2019.

Por ministria në përgjigje të akuzave thotë se një gjë e tillë është bërë në kuadër të krijimit të rrjetit të komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit, ndërsa shton se për të shmangur spekulimin politik, Nikolla ka nxjerr urdhër për heqjen e kësaj kërkese.

Vokshi tha se formulari i shpërndarë me urdhër të Lindita Nikollës nëpër shkolla është antikushtetues duke sjellë tërheqjen e ministrisë nga kërkesa për të dhënat personale.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon të sqarojë komunitetin e prindërve dhe publikun për sa i përket kërkesës për mbledhjen e të dhënave nga prindërit se; MASR po krijon rrjetin e komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit. Ky sistem do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e stafeve të shkollave kundrejt komunitetit të prindërve të cilët duhet të jenë sa më të përfshirë me sugjerime dhe këshilla duke qenë të informuar për çdo rezultat apo nismë.

Për ta bërë efektiv dhe të sigurt këtë proces, është parë e nevojshme nga specialistët vendosja e NID si element sigurie, për të shmangur çdo gabim raportimi të të dhënave në emër dhe mbiemër që informacioni të jetë sa më i saktë dhe të shmang dublikimet.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se këto të dhëna nuk kanë asnjë qëllim të ndryshëm siç interpretohet nga subjekte të caktuara politike, por kanë një dhe vetëm një qëllim, informimin e prindërve se çfarë ndodh në çdo orë mësimi në çdo shkollë të Shqipërisë.

Theksojmë edhe një herë, se të gjitha akuzat drejtuar këtij procesi janë të ulëta, në rastin më të mirë dhe dashakeqe ndaj institucioneve të dijes ku mësojnë fëmijët e shqiptarëve. Për të shmangur spekulimin politik me këtë detaj që është vetëm teknik, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nikolla ka nxjerr urdhër për heqjen e kësaj kërkese.  Do të vijojmë më ngritjen e rrjetit të bashkëqeverisjes me prindërit dhe mësuesit edhe në mungesë të elementit NID.

Deklarata e Ministrisë së Arsimit

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
PD përgjigje 'dhëmb më dhëmb' Nikollës: Po tallesh me shqiptarët, prindër kujdes nga bandat

Vetëm pak minuta pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të tërhequr kërkesën për marrjen e të dhënave personale të prindërve, ka reaguar sërish deputetja e PD, Alban Vokshi. Kjo e fundit e cilëson vendimin e ministres Lindita Nikolla një tallje për shqiptarët.

Në ‘Facebook’, Vokshi shkruan se Nikolla duhet të tregojë përse gjeti një mekanizëm të paligjshëm që të sigurojë brenda natës numrat e kartave të identifikimit të të paktën 70% të shqiptarëve, pra të babait dhe të nënës së çdo fëmije që ndjek shkollën.

TËRHEQJA E NIKOLLËS TALLJE ME SHQIPTARËT. Tërheqja e Ministrisë së Arsimit nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale të prindërve nëpërmjet nxënësve është nje tallje me shqiptarët, e njëjtë me dorëheqjen e Saimir Tahirit. Për të dhënat e komunikimit në kohë reale me prindërit mjafton numri i telefonit ose e-email i vetëm një prindi.

Numri i kartës së identitetit të prindërve, mund t’u duhet për identifikim në zgjedhje, por jo për komunikim në kohë reale. Tërheqja e Lindita Nikollës, nëse është e vërtetë, është e pamjaftueshme!

Ministrja e Arsimit duhet të tregoje se përse gjeti një mekanizëm të paligjshëm që të sigurojë brenda natës numrat e kartave të identifikimit të të paktën 70% të shqiptarëve, pra të babait dhe të nënës së çdo fëmije që ndjek shkollën.

PD u bën thirrje edhe një herë prindërve të mos japin të dhënat e tyre personale tek një bande që do t’i përdorë ato për qëllime elektorale! Partia Demokratike po e ndjek me ekspertët e saj këtë çështje dhe siguron Ministren Nikolla se do të përballet me drejtësinë për shkeljen flagrante të ligjit!

Albana Vokshi, deputete e PD

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 04/05/2018 16:48

    A te shkretet ne o popull po kalon nje jete me vuajtje mjerim ne kushte te mjerimit ekonomik Kujt ja japim voten dhe si na pertfaqesojne ca njerez qe nuk e kane mendjen tek ne por tek pasurimi Ekonomik i tyre Cohen ne mengjez Deputetett tane dhe dalin neper Ekranet Televizive dhe akuzojne njeri tjetrin Lexova shkrimin e Deputetes se Pd Albana Volshi dhe Akuzonte Ministren e Arsimit Lindita Nikolla po per cfare A thua se kjo zonje ka mbaruar per Arsim A thua se kjo eshte kopetende per te vleresuar punen e Ministrisr se Srsimit A thua se ky denoncim i sherbente popullit per te rregulluar mireqenijen Ekonomike te popullit Ah mer popull ne doren e kujt kemi fatin e jetes sone te femijve tane Drejtesia dhe ZOTI na ndihmofte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930