POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Denoncimi i Salianjit, Balla-Bashës: S'kam folur kurrë me Alizotin, pyet Saliun për këtë numër...

Taulant Balla, kryetar i grupit të PS

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat, Ervin Salianji. Mbrëmjen e kësaj të enjte, Salianji publikoi përgjimet e reja të Prokurorisë për Alizotin, i cili gjatë komunikimeve telefonike thotë se do takojë Taulantin nga Librazhdi, i cili sipas Salianjit është Taulant Balla, edhe pse në përgjimet e kunatit të "Babales" nuk prezantohet si i tillë. 

Balla mohon që të ketë biseduar në telefon me Fredi Alizotin, ndërsa sfidon Bashën që të pyesë ish-kryeministrin Berisha për numrin e telefonit që del në përgjime, 0699423771, i cili i përket një prej njerëzve të afërt të ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-shoqëruesit të tij, Sali Lushaj

Reagimi i Ballës: 

Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771.

l.q.
Komento

Komente

  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 12/10/2018 19:40

    Sali BEU.. mender me then m****

    Përgjigju