POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Denoncimi në Report TV: Furrat e gëlqeres, ndotje marramendëse në Urën Vajgurore

Furrat e gëlqeres në Urën Vajgurore/ Shikueshmëria në zonë është mjaft e ulët për shkak të ndotjes

Ndërkohë që deri dje mund të justifikohej me faktin që ministrinë e mjedisit e kishte LSI, tani duket se qeveria nuk ka më asnjë alibi për situatën e mëposhtme, të denoncuar sot në Report TV nga një qytetar.

Në fakt, timoni i vetëm i drejtuar nga qeveria socialiste, duket se nuk e ka çuar makinën qeveritare për të parë se çfarë ndodh pak kilometra larg Beratit.

Pamjet në këtë foto tregojnë një ndotje të jashtëzakonshme mjedisore nga puna e furrave të gëlqeres në Urën Vajgurore, më konkretisht në rrugën Gur i bardhë-Veterrik.

Komento