Denoncimi, PD: Persona të armatosur kërcënuan me armë në kokë zyrtarin e PD

TIRANE- Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj denoncon se persona të armatosur kanë kërcënuar me armë në kokë kryetarin e grupit të punës për organizmin e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti.

Sipas tij, teksa po udhëtonte në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, mjeti me të cilin Florian Xhuti udhëtonte i vetëm, është ndaluar nga një automjet tjetër, ku ishin dy persona, të cilët ai nuk ka mundur t’i identifikojë.

Alibeaj  thotë se Florian Xhutit i kanë vendosur pistoletën në kokë, duke e sharë dhe duke e kërcënuar me paralajmërimin të mos kthehej më në Tepelenë për të sharë qeverinë. Për partinë Demokratike kërcënimi po bëhet për t’i mbyllur gojën opozitës, pasi ka denoncuar kanabisin. Florian Xhuti ishte i pranishëm gjatë deklaratës së Alibeajt që denoncoi rastin.

Jam këtu për të denoncuar një ngjarje të rëndë kriminale!

Persona të armatosur në mes të natës kanë kërcënuar me pistoletë në kokë, kryetarin e grupit të punës për organizmin e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur, pasi Floriani po kthehej nga një takim me strukturat e partisë në Tepelenë.

Në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, mjeti me të cilin Florian Xhuti udhëtonte i vetëm, është ndaluar nga një automjet tjetër, ku ishin dy persona, të cilët ai nuk ka mundur t’i identifikojë.

Pasi i kanë zënë rrugën në një vend të pandriçuar, njëri prej personave është afruar tek mjeti i zyrtarit të Partisë Demokratike, Florian Xhuti, i ka vendosur pistoletën në kokë, duke e sharë dhe duke e kërcënuar me paralajmërimin të mos kthehej më në Tepelenë për të sharë qeverinë.

Të dy personat e paidetifikuar janë përpjekur ta zbresin nga makina Florian Xhutin, por fatmirësisht, aty ka kaluar një makinë tjetër, moment i cili është shfrytëzuar nga Floriani për të larguar armën nga koka dhe për t’u larguar.

Ai ka shkuar me urgjencë në drejtorinë e Policisë Fier ku ka bërë denoncim zyrtar për ngjarjen. Policia nga ana e saj ka marrë deklarimet e Xhutit dhe thotë se ka bërë veprimet dhe hetimet për ngjarjen. Kërcënimi me armë i përfaqësuesit të opozitës ka ndodhur afër mesnatës të së enjtes. Ne nuk e kemi denoncuar publikisht këtë ngjarje kriminale për t’i dhënë kohë policisë të bëjë detyrën për zbulimin e autorëve, por deri tani, i vetmi rezultat i saj është se autorët kanë ikur në drejtim të paditur.

Partia Demokratike e refuzon këtë përpjekje mjerane për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesve të saj, që kanë denoncuar me forcë kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike në Tepelenë, Memaliaj dhe në të gjithë Shqipërinë.

Duke dënuar me forcë këtë ngjarje kriminale që ka për qëllim intimidimin e opozitës dhe largimin e saj nga zonat që deri dje mbilleshin me kanabis, me lejen e Saimir Tahirit, Partia Demokratike i bën të qartë kujtdo se asgjë nuk do ta ndalë atë në denoncimin e lidhjeve të krimit më këtë qeveri në çdo nivel të saj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

E kontaktuar nga Report Tv, policia e qarkut të Gjirokastrës nuk e konfirmon denoncimin e PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhimi: 24/04/2018 15:23

    nuk ja zbrazen atit bastardit,

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 23/04/2018 16:30

    Ju keni hak me ja thy koburen ne koke...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium