Denoncimi te Berisha: Kryetari i PS në Elbasan më çoi vajzën prostitutë! Reagon policia
Një qytetare ka denoncuar te Berisha, kryetarin e PS për lagjen "Visarion Xhuvani" në Elbasan, Durim Koçi, se i ka rrëmbyer vajzën tetë muaj më parë dhe ia ka çuar në Gjermani, ku sipas denoncimit, ajo ka përfunduar si prostitutë.
Ish-kryeministri Sali Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetare dixhitale, ku ky i fundit denoncon kryetarin e PS në Elbasan, për lagjen ‘Visarion Xhuvani’ Durim Koçin. Sipas nënës nga Elbasani, Koçi i ka rrëmbyer vajzën, dhe bashkë me dy shoqet e saj ka përfunduar prostitutë në Gjermani.
Denoncuesja i shkruan Berishës se pavarësisht faktit që ka denoncuar këtë rast në polici, pasi vajza rezulton e zhdukur prej 8 muajsh, nuk i është dhënë asnjë përgjigje.
Postimi i Berishës:
“Kryetari i PS ne Elbasan, trafikant prostitucioni! Lexoni letrën e një nene qe narkokryetari i ka e rrëmbyer vajzën. sb
Doktor ju përshëndes! Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht! Një nënë nga Elbasani me dha nje letër për ju. Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:
I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan. Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 muajsh ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani. Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem. Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë. Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun".
Reagon policia: E ëma e vajzës ka denoncuar Durim Koçin
Në lidhje me denoncimin e Berishës në rrjetet sociale për kreun e PS të lagjes "Visarion Xhuvani" në Elbasan, Durim Koçi, ka reaguar policia. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, policia deklaron se është bërë një denoncim nga e ëma e vajzës.
"Materialet janë kaluar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme".
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.3%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2862
Lajme të tjera
-
Afera ‘Partizani’/ Kërkuan lirinë, Apeli i GJKKO i rrëzon sërish, lë në arrest shtëpie Sali Berishën dhe dhëndrin Malltezi
17 Prill, 14:15
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde
16 Prill, 21:53
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë
16 Prill, 12:36
-
Cërrik/ 37-vjeçari përndiqte të miturën, vihet në hetim
16 Prill, 12:23
-
E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara
16 Prill, 12:19
-
Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit
15 Prill, 17:11
-
Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim
15 Prill, 13:03
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, pranga 35-vjeçarit në Elbasan
15 Prill, 10:44
-
Kush është 24-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Prrenjas! Shoferi i dehur u la i lirë dhe u arrestua pas vdekjes, video kur i bëhet testi i alkoolit
15 Prill, 09:10
E MORI KUCEDRA DHE NJE LAJM QE I NGROH ZEMREN .SE KY ASHT SHKATRRUSI I CDI GJEJE POZITIVE QE ISHTE NGULITUR NE POPULL .TANI KY HALEJA KTO DITE QE I KAN MBETUR USHQEHET ME FATKEQESURA .SE PER DJALIN E VET NUK SHKRUAN SE NE CPAZH TE BOTES NFODHET .
PërgjigjuPolicia duhet ta verifikoje dhe mese eshte fake news te denoncoje per shpifje edhe qytetarin edhe Berishen
PërgjigjuEdhe si gjithmone gjyshi digital direkt ne FB PA ad me te voglin verefikim.Turp
Përgjigju