Depistimi i popullsisë, Beqaj
"Më pak kosto për pacientët"

Depistimi i popullsisë, Beqaj<br />"Më pak kosto për pacientët"
TIRANE - Kontrollet bazë që do të kryhen nga qendrat shëndetësore, për grupmoshën 40 - 65 vjeç, do të sjellin më pak kosto si për vetë pacientët të cilët do të njohin sëmundjet e tyre, por edhe për buxhetin e shtetit.

Ministri Ilir Beqaj para nisjes së depistimit të popullsisë, i është bashkuar fushatës sensibilizuese mëngjesin e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një shëtitje me biçikletë, duke shpërndarë mesazhin se të merresh me aktivitet sportive ndihmon në një organizëm më të shëndetshëm.

“Prej disa javësh qytetarët shqiptarë po informohen se do fillojë një program që në themel të tij ka kujdesin për shëndetin, kujdesjen për jetën tonë kur jemi të shëndetshëm. Dhe ky aktivitet i bashkohet përhapjes së këtij mesazhi por dhe një veprim simbolik që është veprimi i aktivitetit sportiv sepse shëndeti duhet mbrojtur vetë me sa më shumë aktivitete sportive. Përfshin grupmoshën nga 40 - 65 vjeç pasi është grupmoshë ku shfaqen sëmundje të ndryshme”, tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.

Programi i kontrollit tek kjo grupmoshë do të funksionojë në këtë mënyrë. Nëse jeni në moshën 40 - 65 vjeç, do të merrni njoftimin dhe disa udhëzime më postë ose telefon nga Mjeku i Familjes, lidhur me paraqitjen, për të kryer kontrollin një herë në vit, në një afat kohor të caktuar (2-3 ditë) brenda muajit të lindjes. Kontrolli do të kryhet mbi sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut, goditjet ne tru, diabeti, sëmundjet e veshkave, disa forma të demencës, depresioni, etj.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale