Deportimi i 6 ‘gylenistëve’ nga Kosova, sot merren në pyetje Thaçi dhe Haradinaj

Deportimi i 6 ‘gylenistëve’ nga Kosova, sot merren në pyetje Thaçi dhe Haradinaj

6 gylenistët e deportuar nga Kosova

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të merren sot në pyetje nga Komisioni Hetimor parlamentar, lidhur me depërtimin e gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti.

Mediat kosovare raportojnë se seanca në komision do të nisë në orën 11:00. Po sipas tyre, Thaçi dhe Haradinaj janë thirrur edhe më herët në komision por për shkak të angazhimeve politike, kjo seancë fillimisht u shty. Bëhet e ditur se në pyetje do të merret gjithashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi.

Gjashtë gylenistët nga Kosova u dërguan në Turqi më 29 mars përmes një operacioni të MIT-it me Agjencinë Inteligjente të Kosovës. Konkretisht bëhet fjalë për Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina. Të përmendurit  konsiderohen si pjesëtarë të organizatës “FETO” të imamit Fetullah Gulen, i cili akuzohet nga presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan se është organizator i grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016.

Deportimi i gjashtë gylenistëve solli në mars të këtij viti vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për të shkarkuar ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’